By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rasti “Albkings” – dënohet me 1 vit e 9 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë njëri nga menaxherët e grupit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rasti “Albkings” – dënohet me 1 vit e 9 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë njëri nga menaxherët e grupit
Maqedoni

Rasti “Albkings” – dënohet me 1 vit e 9 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë njëri nga menaxherët e grupit

admin
Last updated: 27/03/2025 11:32
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim lidhur me rastin e njohur “AlbKings”.

Kjo gjykatë ka vendosur ta dënoj me 21 muaj burgim (1 vit e nëntë muaj) dhe 5 mijë euro gjobë, Florent Poroshticën, njërin nga menaxhuesit e këtij grupi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar nga gjykata.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Divizioni Penal, ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarit F.P., i akuzuar për shkak të veprës penale Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve dhe veprën penale Shantazhi.

I akuzuari F.P. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti e nëntë (9) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet ne afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi, koha e kaluar nën masën e paraburgimit si dhe koha e kaluar nën masën e arrestit shtëpiak për të akuzuarin F.P., do të llogaritet në dënimin e shqiptuar, po ashtu i akuzuari F.P. është dënuar edhe me dënim me gjobë në shumë prej pesëmijë (5000) euro, të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh, nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka theksuar se të akuzuarit Florent Poroshtica i është konfiskuar telefoni  ‘Techno park’ kthehet telefoni ‘samsung’ i dëmtuar të pandehurit i sekuestruar sipas urdhrit ndalues përfundimtar të datës 01.07.2024.

“I akuzuari F.P. në vazhdimësi nga muaji shkurt i vitit 2023 e deri në muajin maj 2024 në Gjilan, përkatësisht nga banesa e tij përmes telefonit personal “Techno Park” , në cilësi të administratorit kryesor në grupet “Albkings” dhe “Vip Albania” dhe në grupe të tjera, në aplikacionin Telegram, me nofkën “Lideri” e duke vepruar në bashkëkryerje me të pandehurën E. S., me nofkën “Liderja”, me qëllim të denigrimit të viktimave të gjinisë femërore nga qytete të ndryshme të Kosovës, ka shpërndarë dhe ka lejuar shpërndarjen në grup nga ana e personave të tretë (anëtarë të grupit) në grupet e krijuara nga i akuzuari, pa autorizim fotografi dhe video të ndjeshme të 12 viktimave si dhe të dhënat personale siç janë numrat e telefonave, emrat dhe mbiemrat dhe kredencialet e tjera të këtyre të dëmtuarave”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Tutje gjykata shton se në vazhdimësi nga data 20.02.2024 deri më datë 20.05.2024  në Gjilan, përkatësisht nga banesa e përmes telefonit personal “Techno Park”  me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vete, duke shfrytëzuar gjendjen dhe pozitën e rëndë në të cilat janë gjendur viktimat e veprave penale, me qëllim që t’iu fshihen postimet denigruese nga grupi ku janë postuar, i akuzuari F.P. nga viktimat e veprave penale, familjarëve apo shoqërisë së tyre, ka kërkuar mjete monetare në shuma të ndryshme dhe pagesat i ka pranuar në valutën dollarë përmes ‘PayPal’ në formë të kripto valutave – para digjitale, në llogaritë e tij me userat ‘albkings23@gmail.com’,‘argeusargeus@gmail.com’, ‘albkingsvip@gmail.com’ dhe ‘albkings019@gmail.com’, e të cilat më pas i ka konvertuar në para fizike në pikën e ExCoins në Gjilan, me ç’rast ka përfituar vlerën monetare në shumë totale prej 2,344.44.

“Obligohet i pandehuri F.P. që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 100 euro, ndërsa ne emër te fondit të viktimave te krimit të paguaj shumën prej 20 euro, në afat prej 15 ditësh, nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt civilo – juridik.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka njoftuar gjykata.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare me mesazh nga burgu i El Salvadorit, për të gjithë ata që futen ilegalisht në SHBA
Next Article Ivanovska: Hierarkikisht, fajin më të madh për korrupsion e kanë ata që mbajnë poste publike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?