By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SPAK dërgon për gjykim 17 të pandehur për trafik ndërkombëtar droge
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > SPAK dërgon për gjykim 17 të pandehur për trafik ndërkombëtar droge
Shqipëri

SPAK dërgon për gjykim 17 të pandehur për trafik ndërkombëtar droge

admin
Last updated: 27/10/2026 15:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 tetor, argument.mk/ – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë 17 të pandehur, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas njoftimit të SPAK, hetimet kanë dokumentuar tre episode të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, gjatë të cilave autoritetet e Malit të Zi, Turqisë dhe Holandës kanë sekuestruar gjithsej rreth 2 433 kilogramë marijuanë dhe kokainë.

Të pandehurit janë Emiljan Burba, Rexhep Rraja, Ervis Shuli, Bujar Sefa, Marvin Bushati, Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini, Bledar Cafi, Endrit Dokle, Zamir Aliaj, Islam Sefa, Hajdar Sefa, Vidjan Baroka dhe Agim Nina.

Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe për drejtimin e këtij grupi. Bujar Sefa akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike më shumë se një herë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ndërsa Marvin Bushati akuzohet edhe për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit.

Të pandehurit e tjerë akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ose për pjesëmarrje në të. Agim Nina, i njohur edhe me aliasin Lorenc Selmani, akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Nga hetimet ka rezultuar se më 3 nëntor 2020, autoritetet kompetente të Malit të Zi sekuestruan 1 722 kilogramë marijuanë, të dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Në episodin e dytë, më 26 janar 2021, autoritetet turke sekuestruan rreth 236 kilogramë marijuanë, të dërguar nga Shqipëria drejt Turqisë.

Ndërsa më 23 nëntor 2020, autoritetet e Holandës sekuestruan 475 kilogramë kokainë, të dërguar nga Ekuadori në portin e Vlissingenit.

Sipas SPAK, nga tërësia e hetimeve ka rezultuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre janë koordinuar përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “SkyEcc”. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike.

Prokuroria e Posaçme ka konkluduar se Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli dyshohet se kanë pasur rolin e drejtuesve dhe financuesve të veprimtarisë kriminale, ndërsa të pandehurit e tjerë kanë pasur rolin e pjesëmarrësve.

Për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe vijimin e hetimeve pasurore, SPAK ka ndarë aktet e procedimit penal nr. 9 të vitit 2024 dhe ka regjistruar procedimin e ri penal nr. 9/1 të vitit 2026.

Hetimet janë kryer në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë në Gjermani, Francë, Holandë, Belgjikë, Mal të Zi, Turqi dhe Ekuador, si dhe me Eurojust, Europol, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alba Vukaj shkëlqen me fustanin me xixa, shfaqet tërheqëse dhe plot sharm
Next Article Rasti i fundit, Arbenita Ismajli: Si nënë, humba besimin te institucionet dhe mora vetë në dorë mbrojtjen e jetës sime dhe të fëmijës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?