By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rasti “Titanik 3”, apeli hedh poshtë propozimin e mbrojtjes së zyrtarëve të BDI-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rasti “Titanik 3”, apeli hedh poshtë propozimin e mbrojtjes së zyrtarëve të BDI-së
Maqedoni

Rasti “Titanik 3”, apeli hedh poshtë propozimin e mbrojtjes së zyrtarëve të BDI-së

admin
Last updated: 16/09/2024 15:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 shtator –  Në Gjykatën e Apelit në Shkup u mbajt seancë publike për lëndën “Titanik 3”, në të cilën të akuzuar për mashtrim dhe shkatërrim të materialit zgjedhor në vitin 2013 janë ish funksionarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri.

Gjatë seancës, avokatët e Gurit dhe Alimit propozuan që të ftohen për të dhënë dëshmi dy ekspertë, që kanë qenë pjesë e ekipit të superekspertizës së grafologjisë, Andrej Fishiq dhe Marina Sovreska, për të cilët, avokatët thonë se gjatë kohës së përgatitjes së superekspertizës nuk kanë pasur licencë.

Megjithatë, Apeli hodhi poshtë këtë propozim, pasi gjatë procedurës së shkallës së parë është dëgjuar bartësja e superekspertizës, Emilija Fishiq dhe sipas sqarimit të gjykatëses së lëndës Gabriella Gajdova, nuk ka nevojë të japin deklarime secili anëtar i ekipit veçmas.

Gjykata, gjithashtu hodhi poshtë edhe propozimin e të akuzuarit Ismet Guri, i cili kërkoi që të dëgjohen dëshmitarët Qani Toçi dhe Veton Kiki, por edhe ky propozim u hodh poshtë pasi Gjykata u deklarua se dëshmitarët në fjalë janë dëgjuar disa herë.

Përfaqësuesja e organit të akuzës, Gabriella Goxhovska nuk pati propozime me këtë mbaroi procedura e provave. Gjykimi vazhdon me fjalët përfundimtare të palëve.

Lënda “Titanik 3”, para gjykatave të vendit ndodhet prej vitit 2018-të. Gjatë gjykimit të parë, Gjykata Penale e Shkupit i dënoi Gurin dhe Alimin me nga 3 vjet e gjysmë burg, por Gjykata e Apelit në Shkup këtë e shfuqizoi dhe e riktheu lëndën nga e para.

Penalja sërish i dënoi të akuzuarit me të njëjtën lartësi të dënimit, ndërkaq të akuzuarit sërish u ankuan në Apel, i cili tani duhet të vendos sërish. Gjykimin e lëndës kundër Gurit dhe Alimit e kanë ndjekur akuzat për ndërhyrje në gjyqësor me qëllim të zvarritjes së procesit./Alsat/

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti dhe Nagavci pjesë e përurimeve të investimeve në shkollën “Metush Krasniqi” në Roganë të Kamenicës
Next Article Barcelona e gjen zëvendësuesin e Lewandowskit, por problem është klauzola e lartë e tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?