By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reagime nga VMRO-DPMNE dhe VLEN ndaj letrës së Bujar Osmanit të publikuar në Fejsbuk
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Reagime nga VMRO-DPMNE dhe VLEN ndaj letrës së Bujar Osmanit të publikuar në Fejsbuk
Maqedoni

Reagime nga VMRO-DPMNE dhe VLEN ndaj letrës së Bujar Osmanit të publikuar në Fejsbuk

admin
Last updated: 26/04/2025 20:34
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 prill – Me letrën e publikuar nga Bujar Osmani në profilin e tij në Fejsbuk, nuk ka hipokrizi më të madhe sesa të flasë për interesa shtetërore, thuhet në reagimin nga VMRO – DPMNE.

“Negociatat për çështjet etnike të udhëhequra nga Osmani ishin sekrete, pa dijeninë e publikut, në funksion të interesave të ngushta partiake të BDI-së, dhe jo për të mirën e shtetit. Nëse ai vërtet kishte leje nga institucionet, ne pyesim: nga cilat institucione? Nga anëtarët e partisë në Qeverinë që udhëhoqi grupin më kriminal në historinë e Maqedonisë? Nga Zaevi dhe Kovaçevski? Ky nuk është një mandat shtetëror. Kjo është një licencë mafioze për të tregtuar me të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Sa i përket akuzave për “nënçmim të shqiptarëve”, VMRO-DPMNE me krenari pohon barazinë e të gjithë qytetarëve pavarësisht nga përkatësia etnike.

“Ne po luftojmë kundër kriminelëve të BDI-së, jo kundër shqiptarëve. Osmani dhe BDI janë ata që i keqpërdorin shqiptarët si alibi për korrupsionin dhe krimin e tyre. Bujar Osmani duhet ta dijë se koha e privatizimit të shtetit ka mbaruar. Maqedonia u përket të gjithë qytetarëve të saj. Nuk i përket as BDI-së, as Osmanit, as Zaevit, as mafies që e ka grabitur me vite”, thekson VMRO-DPMNE.

Shtohet se Maqedonia do të jetë një shtet i drejtë për të gjithë, pavarësisht nga feja dhe etnia, por edhe një shtet në të cilin kriminelët do të mbahen përgjegjës.

VLEN dërgoi gjithashtu një reagim ndaj letrës së Bujar Osmanit, ku thuhej se “Bujar Osmani dhe BDI, edhe pas 20 vitesh pushtet absolut, ende nuk e kanë mësuar zanatin e qeverisjes dinjitoze, as kulturën e sjelljes politike në opozitë”.

“Njeriu që prej vitesh ia ka matur fronin Ali Ahmetit po sillet sikur ka rënë nga Marsi, jo sikur të ketë qenë pjesë e të gjitha qeverive dhe të ketë ecur nëpër një mori ministrish dhe të ketë lënë pas skandale kudo. Sot i shohim të bllokuar në një panik të mjerë, duke lypur pushtet sikur të ishte fryma e tyre e fundit politike.

Në mungesë të ndonjë ideje apo vizioni, theksojnë nga VLEN, ata vazhdojnë t’i gënjejnë votuesit e tyre me premtime boshe dhe thirrje patetike për zgjedhje të parakohshme – të gjitha me një qëllim: të shpëtojnë veten, pasurinë e tyre dhe dosjet që dalin në dritë çdo ditë.

“Me Bujar Osmanin – i cili ndante tendera për renta si bakshish për miqtë dhe rrethet e tij politike. Me Blerim Bexhetin – mjeshtrin e politikës bashibozuk, i cili së bashku me Danella Arsovskën e shndërroi Shkupin në një xhungël. Me të arratisurin Artan Grubi – i cili përfundoi në listën e zezë pasi shpëtoi Sasho Mijallkovin nga burgu, duke lënë një tjetër njollë të zezë në fytyrën e shqiptarëve. Dhe tani mendojnë se shqiptarët do t’u besojnë përsëri? Ku janë standardet tuaja ISO? A i përfunduat? A keni marrë përgjigje nga institucionet evropiane për letrat tuaja të papërgjigjura? Populli e di shumë mirë – ju vetëm gënjen dhe vidhni!”, thuhet ndër të tjera në reagimin e VLEN-it.

Të gjithë e dinë, shtohet, se në sallën 16 të Dhomën e Kuvendit, i ashtuquajturi “Fronti Europian” – BDI u poshtërua deri në fund: ofroi katër ministri dhe një kryetar të Parlamentit vetëm për të hyrë në një qeveri me VMRO-DPMNE në vend të Koalicionit VLEN.

“Sot, kur dosjet e tyre të korrupsionit po shpërthejnë një nga një, BDI po kërkon një “rrugëdalje më të shkurtër” përmes krizave artificiale dhe kërcënimeve për bojkotimin e zgjedhjeve. Jo për shqiptarët. Jo për të ardhmen. Por për të mbuluar të kaluarën e tyre kriminale. Ata nuk e kuptojnë se pa reformë programore dhe të personelit, nuk do të jenë në gjendje ta mbajnë pushtetin për një kohë shumë të gjatë!”, thekson VLEN-i.

Unë si Ministër i Punëve të Jashtme, publikoi Osmani në Fejsbuk , nuk kam negociuar në emrin tim, as në emër të një grupi etnik.

“Kur një Kryeministër i një vendi vë në dyshim publikisht legjitimitetin e një ministri për të negociuar në emër të shtetit – jo për shkak të mandatit të tij, por për shkak të origjinës së tij etnike – kjo nuk është vetëm një fyerje ndaj atij komuniteti etnik. Është një përpjekje për ta ripërcaktuar shtetin si monopol etnik, në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me realitetin politik dhe në kundërshtim me idenë evropiane të demokracisë multietnike, të cilën e aspirojmë”, ka shkruar Osmani në Fejsbuk.

“Negociova në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mandat të plotë nga Kuvendi dhe me mbështetje të padiskutueshme nga institucionet e shtetit – nga Kryeministri, Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Presidenti i shtetit, shkroi ndër të tjera në Fejsbuk Bujar Osmani.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PD nënshkruan kontratën e lobimit 6 milionë USD me kompaninë e ish-ambasadorit të Trump
Next Article VLEN: Fillon rikonstruktimi i rrugës Orizare-Sllupçan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?