By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reagon ish-drejtoresha, Iljazi: Po përballem me një padrejtësi të madhe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Reagon ish-drejtoresha, Iljazi: Po përballem me një padrejtësi të madhe
Maqedoni

Reagon ish-drejtoresha, Iljazi: Po përballem me një padrejtësi të madhe

admin
Last updated: 24/02/2026 23:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 shkurt – Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Tetovë që e obligon të kthejë 659.831 denarë në Klinikën e Toksikologjisë për shkak të angazhimit të 17 honoraristëve, ka reaguar ish-drejtoresha ekonomike e këtij institucioni, Besija Iljazi.

Në një deklaratë publike, Iljazi thekson se nuk ka paguar “honorare të paligjshme”, por persona që, sipas saj, kishin punuar për më shumë se gjashtë muaj pa marrë pagë.

“Unë sot po flas jo vetëm si ish-drejtoreshë ekonomike në Klinikën e Toksikologjisë, por si njeri që po përballet me një padrejtësi të madhe. Nuk kam paguar ‘honorare’ të paligjshme. Kam paguar njerëz që kanë punuar çdo ditë në Klinikë, me përgjegjësi dhe dinjitet, për më shumë se gjashtë muaj pa marrë asnjë rrogë,” thuhet në reagimin e saj.

Ajo pretendon se personat në fjalë nuk ishin punësuar prej saj, por i kishte gjetur duke punuar pa kontrata dhe pa paga, ndërsa pagesat, sipas saj, janë bërë për të kompensuar punën e kryer.

“Unë nuk kam bërë asgjë tjetër përveçse kam kërkuar që atyre t’u jepet ajo që u takonte. A është krim të paguash dikë që ka punuar? A është keqpërdorim t’ia japësh hakun atij që e ka merituar me djersë?” shprehet Iljazi.

Në reagimin e saj, ajo ngre edhe pretendime për diskriminim, duke thënë se të gjithë të angazhuarit janë larguar nga puna dhe, sipas saj, janë përjashtuar vetëm pse ishin shqiptarë.

Iljazi rikujton se e ka pranuar përgjegjësinë ligjore për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, me ç’rast është dënuar me kusht me dy vite burg, me periudhë prove katërvjeçare, si dhe me program individual probacioni dhe plan mbikëqyrjeje.

“E pranova përgjegjësinë time ligjore, sepse besova se kështu do të mbyllej një kapitull i dhimbshëm. Por e vërteta ime mbetet kjo: nuk kam vjedhur, nuk kam përfituar asnjë denar për vete. Kam vepruar me bindjen se po bëja gjënë e drejtë,” thuhet më tej në deklaratën e saj.

Në fund, Iljazi thekson se do të vazhdojë të jetojë “me ndërgjegje të pastër”, duke shtuar se, sipas saj, dënimi nuk është ajo që e dhemb më shumë, por mesazhi që, siç shprehet, po u jepet qytetarëve për mënyrën se si matet drejtësia.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Albi Qamili: Shumë shpejt të reja për të ardhmen e VLEN-it, po sheshohen dallimet
Next Article Zbardhet agjenda/ Begaj të shtunën e nis vizitën në Tetovë me shumë aktivitete
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?