By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reagon polici ndaj të cilit Serbia ka lëshuar fletarrest: Sot, më shumë se kurrë, ndihem i vendosur të vazhdoj me nder
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Reagon polici ndaj të cilit Serbia ka lëshuar fletarrest: Sot, më shumë se kurrë, ndihem i vendosur të vazhdoj me nder
Maqedoni

Reagon polici ndaj të cilit Serbia ka lëshuar fletarrest: Sot, më shumë se kurrë, ndihem i vendosur të vazhdoj me nder

admin
Last updated: 25/05/2025 11:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dylot Brahimi, ka reaguar publikisht pas lëshimit të një fletarrestimi nga autoritetet serbe në lidhje me një incident që ndodhi me maturantë në veri të Kosovës një ditë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Brahimi ka shprehur vendosmërinë e tij për të vazhduar punën me përkushtim dhe integritet.

“Sot, më shumë se kurrë, ndihem i vendosur të vazhdoj me integritet, me përkushtim dhe me nder. Të punoj me gjithë zemër për një polici të drejtë, transparente dhe gjithmonë pranë qytetarëve”, ka shkruar ai.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për përkrahjen që ka marrë nga qytetarët pas kësaj situate.

“Të nderuar kolegë, miq, dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur, Sot qëndroj para jush me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe krenarie… çdo fjalë inkurajuese, çdo dorë që më është zgjatur, çdo besim që më është dhënë — të gjitha kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në përkushtimin tim për këtë detyrë”, ka thënë Brahimi.

Ai shtoi se puna në Policinë e Kosovës nuk është thjesht profesion, por “një thirrje”, dhe se përkrahja që ka marrë është forca që e shtyn të ecë përpara.

“Ju më keni dhënë motivimin që të jem më i mirë çdo ditë, më keni rikujtuar pse kjo punë ka kaq shumë rëndësi… Le të ecim përpara së bashku — me besim, unitet dhe përkushtim ndaj të mirës së përbashkët”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti sot
Next Article Regjim i veçantë nëpër disa rrugë të Shkupit, për shkak të organizimit të disa aktiviteteve sportive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?