By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rebalanci, përplasje për amendamentet – Refuzohet amendamenti për çerdhen e Sarajit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rebalanci, përplasje për amendamentet – Refuzohet amendamenti për çerdhen e Sarajit
Maqedoni

Rebalanci, përplasje për amendamentet – Refuzohet amendamenti për çerdhen e Sarajit

admin
Last updated: 01/08/2024 18:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 gusht – Në komisionin për financa e buxhet vazhdoi e njëjta sagë me amendamentet që nuk janë në fokusin e rebalancit të buxhetit. Përfaqësuesit e Frontit Evropian me në krye Blerim Bexhetin propozuan amendamentin për të siguruar para 48,4 milion denarë për një çerdhe në fshatin Svillare e Poshtme, të Komunës së Sarajit.

Me të kërkohej sigurimi i mjeteve, meqenëse në të do të përfshiheshin fëmijët e 4 fshatrave të atij rajoni.

“Përkrah familjes, si një ndër format më të rëndësishme institucionale për përkujdesjen dhe përfshirjen e fëmijëve në procesin edukativo-arsimor janë edhe institucionet e edukimit parashkollor, që njëkohësisht përbën edhe bazën e edukimit sistematik të fëmijëve”, tha Arbana Pasholli, Fronti Evropian.

“Mjete për këto dedikime sigurohen nga buxheti i Ministrisë për Politikë Sociale. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale çdo vit shpall konkurs publik për financimin e kapaciteteve për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve në edukim parashkollor, me mjete nga buxheti i ministrisë. Duke pasur parasysh kohën prej disa muajsh, nga ana tjetër, madhësia e projektit “ndërtimi i çerdhes”, ky amendament nuk pranohet. Dhe i bëj apel komunës që të aplikojë vitin e ardhshëm. Thirrja është e llojit të hapur dhe të marrin mjete për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve”, u shpreh Nikollçe Jankullovski, zëvendësministër i Financave.

Në debatin e mëtejshëm për amendamentin, Rijad Shaqiri nga radhët e VLEN, tha se këto çështje duhet të ishin shteruar për shqiptarët tashmë në shekullin XXI, megjithatë shprehu mbështetjen e koalicionit të tij për amendamentin.

“Prej vitit 2002, komuna e Sarajit drejtohet nga kuadër i BDI-së, kështu që pas 24 viteve të bisedojmë për hapjen e çerdheve, mendoj se kemi pasur 24 buxhete që kanë kaluar, apo edhe 24 rebalance të buxheteve që kanë kaluar, dhe asnjëherë nuk e kanë parë të rrugës që të merret një iniciativë e tillë, me të vetmin qëllim që të krijohen kushte më të mira për foshnjat…. Si do që të jetë, ne si grup parlamentar i koalicionit VLEN do t’i japim mbështetje këtij amendamenti, dhe kërkoj që në vitet në vijim, çdokush prej kryetarëve të komunave, të marrë obligimet e parashikuara me ligj dhe t’i plotësojë nevojat e qytetarëve konform detyrave që iu takojnë”, theksoi Rijad Shaqiri, Deputet i Koalicionit VLEN.

Megjithatë, amendamenti ra me votat 3 me 8 kundër, njësoj sikurse të njëjtin fat kishte edhe amendamenti për çerdhen në komunën e Zelenikovës.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bozhinovska – Latifi: Prioritetet e Ministrisë së Energjetikës dhe SHA MEPSO në drejtim të ndërtimit të infrastrukturës së re dhe modernizimit të asaj aktuale elektrodistributive
Next Article Drejtori i ESHPI, Neziri: Me rëndësi të jashtëzakonshme është mbështetja e inovacionit në zgjidhjen e sfidave aktuale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?