By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reforma në tregun e punës, bëhet e detyrueshme publikimi i pagës në njoftimet për punësim, si në shtet ashtu edhe në privat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Reforma në tregun e punës, bëhet e detyrueshme publikimi i pagës në njoftimet për punësim, si në shtet ashtu edhe në privat
Shqipëri

Reforma në tregun e punës, bëhet e detyrueshme publikimi i pagës në njoftimet për punësim, si në shtet ashtu edhe në privat

admin
Last updated: 07/08/2026 22:18
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 7 gusht Zhurnal.mk – Qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, ka përgatitur një projektligj me ndryshime thelbësore në ligjin nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”. Nisma e re ligjore synon modernizimin e shërbimeve të punësimit, zgjerimin e mbështetjes për punëkërkuesit dhe përafrimin e kuadrit kombëtar me standardet e Bashkimit Evropian, specifikisht me Kapitujt 2 dhe 19 të negociatave.

Sipas relacionit shpjegues të draftit, këto ndërhyrje shënojnë kalimin nga një model tradicional i ofrimit të shërbimeve drejt një qasjeje proaktive, të orientuar nga nevojat reale të ekonomisë.

“Projektligji ka për qëllim përditësimin dhe forcimin e kuadrit ligjor për politikat e punësimit, me synim rritjen e punësueshmërisë së forcës së punës, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike dhe përafrimin gradual të kuadrit kombëtar me standardet e acquis të Bashkimit Evropian.”, theksohet në relacion.

Transparencë e detyrueshme për pagat dhe njoftimet

Një nga risitë më të forta të këtij projektligji lidhet me detyrimet e reja që u ngarkohen punëdhënësve në sektorin privat dhe publik, me qëllim rritjen e transparencës në tregun e punës. Drafti vendos për herë të parë detyrimin që në njoftimet për vendet e lira të punës të përfshihet edhe fasha e pagesës.

“Për herë të parë parashikohet edhe detyrimi për publikimin e intervalit të pagës për pozicionet e lira, me qëllim rritjen e transparencës në proceset e rekrutimit dhe krijimin e kushteve për vendimmarrje më të informuar nga punëkërkuesit.”, sqaron dekomenti.

Po ashtu, bizneset do të jenë të detyruara të njoftojnë në rrugë elektronike institucionet sapo një kontratë pune të përfundojë. Kjo do të mundësojë “ndërhyrjen e hershme” nga shteti për t’i ofruar individit riaftësim ose ndërmjetësim përpara se të kalojë në papunësi afatgjatë. Për moszbatimin e këtyre detyrimeve, masat administrative dhe gjobat do të vilen dhe kontrollohen direkt nga Administrata Tatimore.

Pasaporta Digjitale dhe Observatori i Punësimit

Për t’i dhënë fund burokracisë dhe dokumentacionit fizik në proceset e rekrutimit, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit propozon krijimin e një mekanizmi të ri teknologjik: Pasaporta Digjitale e Punësimit dhe Aftësive.

Ky instrument do të shërbejë si një dosje unike dhe e besueshme online për çdo qytetar, ku do të integrohen të dhënat mbi historikun e punësimit, profesionet, kualifikimet dhe përvojat profesionale.

“Pasaporta Digjitale do të reduktojë barrën administrative për qytetarët dhe institucionet, duke shmangur kërkesat e përsëritura për dokumentacion fizik dhe duke mundësuar verifikimin elektronik të informacionit.”, theksohet në relacion.

Paralelisht, ngrihet edhe “Observatori i Informacionit të Tregut të Punës dhe Aftësive”, një bazë e integruar të dhënash ku do të shkëmbehet informacion mbi tendencat e punësimit, profesionet e reja dhe mungesat e aftësive në treg.

Zgjerimi i përfituesve, diaspora, të huajt dhe “Garancia Rinore”

Me ndryshimet e reja ligjore, statusin e punëkërkuesit do të mund ta përfitojnë edhe shtetasit shqiptarë që banojnë jashtë vendit (diaspora), me qëllim integrimin e tyre në programet kombëtare. Gjithashtu, e njëjta e drejtë u njihet edhe shtetasve të huaj apo personave pa shtetësi që qëndrojnë ligjërisht në Shqipëri, duke ndihmuar në reduktimin e informalitetit për fuqinë punëtore të huaj.

Vëmendje e veçantë i kushtohet rinisë. Drafti forcon bazën ligjore të “Garancisë Rinore” (që përfshin të rinjtë deri në 29 vjeç, veçanërisht ata në statusin NEET – jashtë arsimit dhe punësimit). Po ashtu, futet koncepti i ri i “nxënësit punëmarrës”, i cili do të mbulojë të rinjtë në arsimin dual që kombinojnë mësimin me praktikën në biznes.

Hapat drejt Evropës (EURES)

Një komponent thelbësor i ligjit është përgatitja e institucioneve shqiptare për t’u bërë pjesë e Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Punësimit (EURES).

Sipas relacionit, ligji krijon “Zyrën Kombëtare Koordinuese të EURES-it”, e cila do të menaxhojë transmetimin e vendeve të lira të punës dhe profileve të punëkërkuesve drejt sistemeve evropiane, duke i hapur rrugë lëvizjes së lirë të punëtorëve në momentin e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

You Might Also Like

Kakavijë, 5 km radha e automjeteve në tokën greke

Senati i SHBA-ve konfirmon Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimit në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

Hapet një tjetër segment i autostradës Elbasan–Qafë Thanë, përshpejtohet lidhja e Korridorit 8

Sezoni i turizmit në Shqipëri, në korrik kanë hyrë rreth 2 milion të huaj

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gruda: Jemi në situatë të jashtëzakonshme, anarki e plotë – Po përmbyset me qëllim rendi Kushtetues
Next Article Negocitat e dështuara për formimin e institucioneve në Kosovë/ PDK dhe LDK thirrje Vetëvendosjes: Seanca konstituive të mbahet sot para skadimit të afatit kushtetues
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Trajanovski: Pas helmimeve, radhën e kanë hepatitet nëse vazhdon kriza me ujin në Gostivar
Maqedoni
Pse dështoi plani për shpëtimin e ekonomisë jugosllave?
Maqedoni TOP LAJM
Kujdes/ Nesër fazë portokalli, temperaturat deri në 40 gradë
Maqedoni
Time Kadrijaj thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?