By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reforma territoriale, Bardhi: PS kërkon centralizim, modeli i PD-së synon të kundërtën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Reforma territoriale, Bardhi: PS kërkon centralizim, modeli i PD-së synon të kundërtën
Shqipëri

Reforma territoriale, Bardhi: PS kërkon centralizim, modeli i PD-së synon të kundërtën

admin
Last updated: 07/10/2026 16:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 07 tetor, argument.mk/ – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e cilësoi projektligjin e Partisë Socialiste për reformën territoriale si një përpjekje për të centralizuar më tej pushtetin vendor.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Bardhi deklaroi se përballë Kuvendit janë dy modele të ndryshme, propozimi i mazhorancës për 46 bashki dhe ai i opozitës për 100 bashki.

Sipas tij, harta e propozuar nga PS-ja i shërben interesit elektoral të kryeministrit Edi Rama, ndërsa modeli i PD-së synon vendosjen në qendër të interesit të qytetarëve.

“Në projektligjin e PS-së merr formë koncepti i Ramës për pushtetin: centralizimi. Ai ua ka marrë ndërkohë bashkive kompetenca me ligje dhe vendime të qeverisë, nga furnizimi me ujë te menaxhimi i mbetjeve. Tani kërkon edhe bashki më të mëdha, pa u kthyer kompetencat dhe fondet që u duhen për t’u shërbyer njerëzve”, tha Bardhi.

Bardhi theksoi se “modeli i PD-së synon të kundërtën: bashki pranë qytetarit, me më shumë pushtet, fonde dhe mundësi për të investuar”.

Duke iu referuar reformës territoriale të vitit 2014, Bardhi tha se ajo ka sjellë më pak investime në disa zona.

“Reforma e vitit 2014 la pas më pak investime në shumë zona, shkolla e qendra shëndetësore të mbyllura dhe shërbime më larg banorëve. PS kërkon ta thellojë këtë dështim duke shuar edhe 15 bashki, dhe t’ua nxijë jetën akoma më shumë njerëzve”, tha Bardhi.

You Might Also Like

Qeveria miraton projektligjin e ri për tregjet e kripto-aseteve, Shqipëria përafrohet me rregullat e BE

Zgjerimi i BE, një realitet/ Marta Kos: Deri në 2030 Mali i Zi, Shqipëria

Reforma territoriale, Karakaçi: Bashkitë më të forta, më shumë mundësi për investime

Hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi: 3 deri 5 kompani ndërkombëtare në garë për operimin e linjës

Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Vijon puna për dy fazat e para, financim edhe për fazat pasuese

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski sfidon opozitën: S’ka nevojë të presin vetingun, le të dalin në poligraf
Next Article “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Janë miratuar 32 kredi me financim 5 milionë euro, interesi i lartë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?