By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli
Maqedoni

Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli

admin
Last updated: 28/04/2025 11:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët se ka mbetur pak kohë deri në përfundimin e afatit për aplikim për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile, sipas Vendimit të Ministrit të Punëve të Brendshme me Nr. 0616/2024 të datës 21 nëntor 2024.

Në një komunikatë për media, Ministria u bëri thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë mundësinë e regjistrimit të fakteve deri më 30 prill 2025.

Pas këtij afati, faktet e gjendjes civile, përkatësisht lindjet, martesat dhe vdekjet, të cilat janë regjistruar në strukturat jo-legale serbe nga data 10 qershor 1999 deri më 1 shkurt 2025, nuk do të mund të regjistrohen më në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës.

“Ftojmë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën për regjistrim të fakteve sipas vendimit Nr. 0616/2024 të datës 21.11.2024 deri me datë 30 prill 2025. Pas kësaj date, faktet që janë regjistruar në strukturat jo-legale serbe nuk do të mund të regjistrohen në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile”, theksohet në njoftimin e Ministrisë.

Përveç kësaj, MPB informon qytetarët se për rastet e lindjeve dhe vdekjeve që kanë ndodhur pas 1 shkurt 2025 në territorin e Republikës së Kosovës, ata që nuk mund të ofrojnë një certifikatë ose dokument si dëshmi mund të parashtrojnë kërkesën për regjistrim të mëvonshëm përmes deklarimit, pranë Zyrave të Gjendjes Civile në komunat përkatëse.

“Trajtimi i kërkesave, kriteret dhe procedura do të zhvillohet në pajtim me legjislacionin e gjendjes civile. Qytetarët mund të marrin informatat në Zyrën e Gjendjes Civile ku do të parashtrojnë kërkesën, lidhur me dokumentet që duhet të dorëzojnë dhe kriteret që duhet ti plotësojnë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Deri tani, vendimi është zbatuar me sukses dhe gjatë periudhës 01.02.2025 deri më 25.04.2025, ku janë realizuar gjithsej 4,330 regjistrime, përfshirë 2,159 lindje, 1,108 martesa dhe 1,063 vdekje.

Ministria e Punëve të Brendshme ka theksuar se po vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar zbatimin e plotë të Vendimit, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për qytetarët e Kosovës.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vetura e policisë përfshihet në aksidentin zingjiror në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, pesë persona të lënduar
Next Article Chelsea në kontakt të rregullt me heroin e Barcelonës në Kupën e Mbretit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?