By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Remzi Bajrami zgjidhet kryetar i Këshillit të ekspertëve të MAPAS
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Remzi Bajrami zgjidhet kryetar i Këshillit të ekspertëve të MAPAS
Maqedoni

Remzi Bajrami zgjidhet kryetar i Këshillit të ekspertëve të MAPAS

admin
Last updated: 14/05/2025 17:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj 2025 (MIA) – Kuvendi në kuadër të punës së sotme mbi rendin e ditës të seancës së 48-të me 60 vota “pro” dhe 21 “kundër” emëron Remzi Bajramin për kryetar të Këshillit të epskertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS). Ai vjen në vend të Maksud Ali i cili u shkarkua me 58 vota “pro” dhe 18 “kundër”.

Deputetja Jovanka Trençevska nga LSDM në fjalën e saj tha se fati i 600 mijë personave të cilët në periudhën e fundit duhet të marrin pension do të vihen në duart e Remzi Bajramit, i cili nuk i plotëson kushtet.

“Dikush pa ekspertizë dhe njohuri duhet të vendosë për fatin e tyre. Për anëtar të Këshillit mund të zgjidhet personi i cili është ekspert në fushën e sigurimit pensional me përvojë pune prej të paktën pesë viteve në fushën e sigurimit pensional ose në fushën e financave. Kandidati i cili propozohet ka diplomuar në shtator të vitit 2021 dhe nuk e plotëson kushtin bazë për pesë vjet përvojë pune”, tha Trençevska.

Në replikë deputeti Adnan Aziri nga VLEN tha se fjalimi i Trençevskës është me motiv politik dhe nuk ka asnjë argument dhe shtoi se Bajrami i kaloi të gjitha filtrat në Qeveri dhe se i plotëson të gjitha kushtet ligjore të parashikuara që mund të shihet nga CV-ja e tij.

Jovan Mitreski nga LSDM-ja tha se propozimi ishte tërhequr një herë, ndërsa tani sërish vihet në rend dite edhe pse kandidati i propozuar nuk i plotëson kushtet.

“Sipas ligjit duhet të ketë të paktën pesë vjet përcojë pune në fushë, ndërsa sipas diplomës që e ka dërguar në CV, ai ka diplomuar në vitin 2021, me mesatare shumë të ulët prej 6,44 përkatësisht me 26 gjashtëshe nga gjithsej 31 lëndë. Ai ka paraqitur edhe një dokument ku deklaronte se para diplomimit ka kryer punë financiare dhe kontabiliteti në firmën private Tajger Shop dhe Blek Tajger Shop, përkatësisht dyqan onlajn. Tani duhet të kujdeset për pensionet e ardhshme”, tha Mitreski.

Ai kërkoi që t’i gjenin një pozicion që i përshtatet dhe jo ta emëronin në këtë pozicion të përgjegjshëm.

Azizi në replikë tha se Bajrami ka përfunduar dy fakultet nga të cilat njërin e ka kryer në vitin 2009. Ai theksoi se do të udhëheq më mirë se kryetari i mëparshëm Maksut Ali.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjykata Kushtetuese e vazhdon bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Shkup
Next Article Papa Leoni thotë se do të bëjë “çdo përpjekje” për paqen botërore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?