Prishtinë, 12 korrik Zhurnal.mk – Pavarësisht rendimenteve të mira, fermerët edhe më tej përballen me kosto të larta të prodhimit, konkurrencën e produkteve të importuara dhe çmimet e paqëndrueshme në treg.
Rahoveci është njëra ndër komunat më bujqësore, që shquhet më së shumti për prodhimin e perimeve dhe vreshtave, andaj nevojat për mbështetje institucionale janë shumë të rëndësishme.
Agron Kryeziu, fermer nga Xërxa e Rahovecit, ka marrë me qira 8 hektarë tokë bujqësore, ndërsa familjarisht është i angazhuar në punët e fushës. Ai kultivon drithëra dhe perime, ndërsa shprehet i kënaqur me traditën familjare të trashëguar.
“Duhet me u mundu në maksimum me ia dalë, sepse s’kemi kah me shku, këtu në bujqësi babë e babgjysh na u ka marrë edhe unë tash duhet me u marrë me të. Për jashtë nuk jam i interesuar me dalë kurrë. Kam qenë në Itali në 2003-tën, jam kthy, kam ardhë këtu dhe e kam gjetë veten më mirë se atje. Kam nisë nga 1 euro me shit pjeprin, tash është dikun rreth 50 cent. Nuk është keq as 50 cent se ka kilogramë. Kam shumë të mbjellë, kam 2.70 hektarë të mbjellë me pjepër”, tha për rtk Agron Kryeziu, fermer nga Fortesa.
“Shpenzime kemi pas, se tash po i mbjellim me najllon, me sistem. Më së paku dy hektarë speca, veç sistemi e najlloni nuk na i qet 3-4 mijë euro. Tani ku është plehu, ku është nafta, kemi shpenzime se ne edhe tokën e marrim me qira. Pak po na ndihmojnë këto subvencione, nuk është keq. Për shembull, për një hektar bile gjysmën e qirasë me nxjerr”, tha Bashkim Zeka, fermer nga Pataqani.
“Nuk jemi të kënaqur se po hyn malli i huaj në Kosovë, po na bën problem, sepse i kam tokat me qira, nuk janë toka të mijat. Nën vadë, dy hektarë afër 10 mijë euro. Më shumë se gjysmën duhet me shit për me nxjerr paret e mia. Do me thënë krejt familja jemi aktivizu me këtë punë”, tha Hysen Haxhi Imeri, fermer nga Rahoveci.
“Bostani mos pyt, tash po e shoh 15 cent, hala s’ka dalë bostani jonë, 15 cent tash, por kur të dalë bostani jonë”, tha Bashkim Zeka, fermer nga Pataqani.
Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec këtë vit u ka ardhur në ndihmë fermerëve në disa drejtime, thotë Behar Thaqi, që e udhëheq këtë dikaster.
Rahoveci është njëra ndër komunat më bujqësore, që shquhet më së shumti për prodhimin e perimeve dhe vreshtave, andaj nevojat për mbështetje institucionale janë shumë të rëndësishme.

