By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rënia rekorde e papunësisë rikthen shpresën e humbur me vite!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Rënia rekorde e papunësisë rikthen shpresën e humbur me vite!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Rënia rekorde e papunësisë rikthen shpresën e humbur me vite!

admin
Last updated: 18/04/2025 10:53
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 prill – Papunësia është një nga problemet thelbësore me të cilën problematikë gjenerata të shumta janë përballur. Nga pamundësia për t’ia dalë kanë vendosur që të mos shpresojnë në afat të pa skaduar derisa të marrin rrugën e perëndimit nëse për gjithçka vuajnë atje për punë nuk do ta kenë problem. Paragjykimet se të rinjt nuk punojnë brenda vendit janë të pabaza pasi po të njëjtit po punojnë larg vendit të tyre, krejt kjo pasi atje vlerësohet puna e tyre, shkruan Zhurnal.

Papunësia bie në nivel rekord – vetëm 11.9% –

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” tha se tregu i punës po përjeton rezultate konkrete dhe të prekshme.

Sipas tij, papunësia ka rënë në nivelin më të ulët historik – vetëm 11.9%.

Ai theksoi se vetëm në muajt e fundit punësimet janë rritur për 46%, duke dëshmuar se politikat e ndërmarra po japin efekt.

“Për herë të parë, papunësia zbriti në 11.9%. Kjo është dëshmi se gjërat kanë filluar të ndryshojnë pozitivisht”, deklaroi Durmishi.

Ministri u shpreh se këto janë rezultate që qytetarët duhet t’i dinë, sepse ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre.

Ky është lajm i mirë dhe shpresdhënës për të gjithë ata të rinj që kanë ndarë mendjen të qëndrojnë brenda vendit, pasi do duhet të merren me brengat tjera pasi çështja e punësimit të tyre nuk është më çështje delikate dhe pa zgjidhje. Për faktin se niveli i papunësisë sa shkon e ulet më shumë.

Papunësia, problemi kryesor i të rinjve në vend, këtë e thotë edhe Komisioni Evropian-

Papunësia e të rinjve mbetet problem për të cilin Maqedonia e Veriut duhet të punojë shumë në këtë drejtim. Kjo është konstatuar në Raportin e fundit për vitin 2022 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian. Të rinjtë dhe përmbushja e nevojave të tyre mbetet sfidë e cila duhet adresuar dhe zgjidhur. Raporti thekson mangësitë ku vendi duhet të punojë si dhe pikat ku vendi ka bërë përparim.

Theks i veçantë ky raport i kushton papunësisë së të rinjve, ku thuhet se ajo mbetet e lartë në 30.9%, mirëpo theksohet se ajo është në rënie të vazhdueshme, por që ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim. Por, tani fundi i muajit tetor flet ndryshe ku kjo rënie ka stagnuar dhe ka filluar një rritje e pritshme e nivelit të papunësisë, më shqetësuese se kaq është fakti se kjo rritje do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim.

Sa ma shumë duhet të fokusohet në këtë drejtim për zbutjen e nivelit të papunësisë, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Sepse, me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë. Kjo për shkak se nuk përputhen profesionet e të punësuarve me punën që e bëjnë, dhe me këtë vendi humbë edhe të rinjtë edhe profesionistët e e fushave të ndryshëm.

Prandaj, institucionet e shtetit nëse vërtetë duan ta ndalin migrimin e të rinjve mekanizmat i kanë në duar, të krijojnë ambient të sigurt dhe meritokraci absolute, të funksionojë drejtësia dhe institucionet e shtetit pa dallime etnike e partiake. Secili qytetarë të ndihet i sigurt dhe i kënaqur me vendin e vet e në vend të vet.

Çështja e punësimeve po zgjidhet edhe përmes investitorëve të huaj, por në fakt edhe këtu duhet të luajnë rol institucionet e vendit për të tërhequr sa më shumë. Sepse, investitorët nuk vijnë aty ku nuk ndihmohen e mirëpriten, nuk vijnë aty ku u kërkohen shumë marramendëse parash, këtu gjëra duhet të marrin fund. Edhe në këtë vend ka shpresë e mund të jetohet vetëm lidershipi duhet të reformohet. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Van Dijk refuzoi tre gjigantë evropianë për të vazhduar me Liverpoolin
Next Article Bastisje në Kumanovë – gjendet armë, arrestohet një person

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?