By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rezoluta e PS/ Tabaku: Nuk e votuam, lufta kundër korrupsionit të jetë objektiv primar për integrimin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rezoluta e PS/ Tabaku: Nuk e votuam, lufta kundër korrupsionit të jetë objektiv primar për integrimin
Shqipëri

Rezoluta e PS/ Tabaku: Nuk e votuam, lufta kundër korrupsionit të jetë objektiv primar për integrimin

admin
Last updated: 23/05/2024 14:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Opozita ka abstenuar në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve për rezolutën e PS-së në lidhje me luftën kundër korrupsionit. Lajmin e ka dhënë deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një prononcim për mediat. Deputetja ka theksuar se në procesin e integrimit, lufta kundër korrupsionit duhet të jetë objektiv primar.

Jorida Tabaku: Theksova dhe në Konferencën e Kryetarëve, atë që lidhet dhe me institucionet e drejtësisë. Në rezolutën e PS thuhet se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe se ne do të ruajmë kolonat kryesore. Kush garanton se ky komision nuk do të kthehet në një tabelë qitjesh ndaj institucioneve? Opozita është votuar për te qenë e tillë dhe nuk e bën mazhoranca rolin e opozitës. Ne sot abstenuam për rezolutën nuk e votuam atë sepse mendoj që është e nevojshme që në procesin e integrimit, ne ta vendosim luftën kundër korrupsionit si objektiv primar. Sot kemi nevojë që secili të tejkalojë mbi veten dhe mbi këtë pushtetin e gjithëpushtetshëm.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku ka thënë se se parlamenti sot nuk ka nevojë për një rezolutë që nuk zbatohet, por për një gjithpërfshirje për ta bërë procesin e integrimit një proces kombëtar.

Jorida Tabaku: Për të stimuluar korrupsionin me ligjet me porosi dhe një sistem, i cili fatkeqësisht është kthyer në një kulturë qeverisëse, ky është si rezultat i mazhorancës. Unë si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kam vite që them se lufta ndaj korrupsionit duhet kthyer në një prioritet kombëtar. Deri më sot, qeveria nuk e ka bërë këtë gjë. Së dyti, janë një pjesë funksionesh me ngritjen e një komisioni të posaçëm që i takojnë Këshillit Kombëtar të Integrimit, janë edhe një pjesë që nuk i bën vetëm mazhoranca. Unë mendoj se parlamenti sot nuk ka nevojë për një rezolutë që nuk zbatohet, ka nevojë por për një gjithpërfshirje për ta bërë procesin e integrimit një proces kombëtar, por ka nevojë të mos miratojmë copa letrash që dihet se çfarë fundi kanë.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rezoluta anti-korrupsion të hënën në Kuvend, Çuçi: Duam gjithëpërfshirje
Next Article “Shqipëria, sukses në luftën kundër korrupsionit”, Presidentja sllovene: Anëtarësimi në BE brenda 2030, jo i pamundur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?