By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rita Ora fotografohet nga paparacët te floktari në Australi me folje alumini mbi kokë, duke bërë ndryshimin e radhës në flokët e saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Rita Ora fotografohet nga paparacët te floktari në Australi me folje alumini mbi kokë, duke bërë ndryshimin e radhës në flokët e saj
Showbizz

Rita Ora fotografohet nga paparacët te floktari në Australi me folje alumini mbi kokë, duke bërë ndryshimin e radhës në flokët e saj

admin
Last updated: 21/03/2025 13:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Rita Ora duket se ka pësuar një transformim dramatik në pamje, pasi u fotografua me flokët mbuluar me folie në një sallon bukurie në Bondi, Australi.

Këngëtarja e hitit Hot Right Now, 34 vjeç, ka eksperimentuar me stile të ndryshme flokësh që kur u bë e famshme mbi një dekadë më parë, por kohët e fundit ka qenë brune.

Para takimit në sallon, ajo kishte flokët kaçurrela të kapura mbrapa, teksa u fotografua duke hyrë në sallonin Koda Cutters në New South Wales, shrkuan DailyMail.

Nga një vëzhgim më i afërt, dukej se flokët e saj po i riktheheshin ngjyrës bionde nën foliet, por ende nuk ka zbuluar pamjen e saj të re.

Koda Cutters njihet si një nga sallonet më të mira të zonës, duke u krenuar me një shërbim të personalizuar për çdo klient.

Vizita e Ritës në sallon vjen pas një interviste të rrallë ku ajo ndau detaje mbi martesën me regjisorin e njohur Taika Waititi, 49 vjeç.

Në një bisedë për revistën Hunger, ajo tha: “Unë dhe Taika jemi thjesht shokët më të mirë dhe thjesht dëshironim ta jetonim këtë ndjenjë përgjithmonë.”

Duke reflektuar mbi të kaluarën e saj në marrëdhënie, Rita pranoi se duhej të gjente paqe me veten përpara se të gjente dashurinë e vërtetë.

Ajo dhe regjisori nisën të takoheshin në vitin 2021, por kishin qenë miq për vite me radhë. Një vit më vonë, çifti kurorëzoi dashurinë me martesë dhe tani jetojnë në Los Angeles.

Rita shtoi: “Jeta ime romantike ka qenë shumëngjyrëshe, për të mos thënë më shumë. Por sa bukur është fakti që ne mund të bëjmë zgjedhjet tona?”

Ajo gjithashtu reflektoi mbi të njëzetat e saj: “Isha gjithmonë e lodhur. Doja të ndihesha më e gjallë dhe të kisha një mendje të kthjellët”.

Duke folur për marrëdhëniet në përgjithësi, këngëtarja theksoi: “Ajo që më bën të ndiej neveri është kur njerëzit varen plotësisht nga dikush tjetër për të ndjerë lumturi. Kjo është një katastrofë. Gjithmonë do të jesh i pakënaqur – unë kam qenë ajo person.”

Rita Ora pranoi se bashkëshorti i saj, Taika Waititi, ka pasur një ndikim të madh në albumin e saj më të fundit, You & I.

“Më dukej e nevojshme të isha një libër i hapur,” shpjegoi ajo. “Doja që njerëzit të kuptonin se ku jam në këtë fazë të jetës sime – si një ditar.”

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e sinqeritetit në muzikë: “Gjithçka që mund të bësh është të jesh vetvetja dhe të shpresosh që dikush tjetër do të lidhet me të.”

Albumi You & I u publikua në korrik 2023, duke shënuar rikthimin e saj pas pesë vitesh nga albumi Phoenix i vitit 2018.

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mucunski: Në këto momente të vështira me rëndësi është të mbetemi të bashkuar në dhimbjen dhe solidaritetin
Next Article Qytetari i përlotur teksa Thaçi vendos kurorë me lule te varri i babait të tij në Burojë të Skenderajt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?