By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rizvanolli në Davos: Deri në vitin 2031 synojmë të ulim emetimin e gazrave serrë për 30% dhe të rrisim për 25% energjinë e ripërtërishme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rizvanolli në Davos: Deri në vitin 2031 synojmë të ulim emetimin e gazrave serrë për 30% dhe të rrisim për 25% energjinë e ripërtërishme
Maqedoni

Rizvanolli në Davos: Deri në vitin 2031 synojmë të ulim emetimin e gazrave serrë për 30% dhe të rrisim për 25% energjinë e ripërtërishme

admin
Last updated: 23/01/2025 09:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku Kosova për herë të parë është ndër 25 shtetet e botës që po përfaqësohet me hapësirën e saj “House of Kosova”.

Ministrja Rizvanolli mori pjesë në panelin me temën “Shfrytëzimi i energjisë së pastër për një të ardhme të qëndrueshme”, e ku tha se Kosova është duke punuar që të zhvillojë projekte inovative duke shfrytëzuar kapacitet nga burimet e ripërtërishme.

“Deri në vitin 2031 në synojmë që të ulim emetimin e gazrave serrë për 30% dhe të rrisim për 25%  energjinë e ripërtërishme”, tha ajo.

Ministrja po ashtu tha se energjia e pastër është shtyllë e sektorit të energjisë në Kosovë.

“Energjia e pastër duke siguruar edhe sigurinë dhe pavarësinë e energjisë janë shtyllat e sektorit tonë të energjisë, por është imperativë po ashtu që qytetarët të jenë në qendër të tranzicionit të energjisë ku askush nuk mbetet prapa. Kjo do të thotë që ruajtja e përballueshmërisë, ruajtjes së konsumatorëve të cenueshëm, por edhe qasje në investime dhe në efiçencë për secilin për kushte më të mira të jetesës, në shtëpi, shkolla, ndërtesa publike”, tha ajo.

Pjesë e këtij paneli ishin edhe anëtari i Fakultetit në École Polytechnique po ashtu themelues dhe kryetar i The Bridge Tank, Dr. Jowl Ruet, shefi i projektit “Potenciali për Burimet Gjeologjike të Hidrogjenit” në Shërbimin Gjeologjik të SHBA-së, Geoffrey Ellis, partner i lartë në McKinsey & Company, me bazë në Helsink, Jukka Maksimainen, pronari dhe kryetari i Bordit Menaxhues në OE-EN AG., Daniel A. Oechslin dhe udhëheqësi global i hidrogjenit të bardhë të Terra-A, Grant Nicholas. Ministrja Rizvanolli ka mbajtur një koktej me ndërmarrës ndërkombëtarë, ekspertë e përfaqësues të mërgatës.

Ndërsa “House of Kosova” është e hapur për vizitorë nga vende të ndryshme e që marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Aty është ekspozuar një odë tradicionale dhe vepra arti të artistëve nga Kosova.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Duke u hedhur nga një tren në Indi për shkak të thashethemeve për një zjarr, pasagjerët u përplasën nga një tjetër – 13 të vdekur
Next Article Amorim dëshiron ta shesë yllin e ekipit, Man Utd detyrohet ta ulë çmimin e kërkuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?