By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rokas: Është e nevojshme të vendosen ligje dhe mekanizma që mbrojnë dhe mbështesin të drejtat e grave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rokas: Është e nevojshme të vendosen ligje dhe mekanizma që mbrojnë dhe mbështesin të drejtat e grave
MaqedoniTOP LAJM

Rokas: Është e nevojshme të vendosen ligje dhe mekanizma që mbrojnë dhe mbështesin të drejtat e grave

admin
Last updated: 03/03/2025 15:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 mars – Është e nevojshme vendosja e ligjeve dhe mekanizmave që mbrojnë dhe mbështesin të drejtat e grave, përfshirë ato me aftësi të kufizuara. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë së bashku me autoritetet, shoqërinë civile, komunitetet lokale këtu në Maqedoninë e Veriut, për të siguruar që asnjë grua, asnjë vajzë, pavarësisht nëse është me aftësi të kufizuar apo jo, të mos mbetet pa mundësi të barabarta, tha sot ambasadori i BE-së Mihalis Rokas në Veles në konferencën kombëtare “Së bashku jemi më të fortë”, organizuar nga Shoqata e personave me paralizë cerebrale dhe aftësi të tjera të kufizuara.

Siç theksoi Rokaas në fjalimin e tij, ndërtimi i një shoqërie më gjithëpërfshirëse kërkon një gamë të gjerë aktivitetesh, nga investimi në infrastrukturën e aksesueshme, te sigurimi i aksesit të barabartë në arsim, kujdes shëndetësor, punësim ose shërbime sociale.

“Kjo kërkon vëmendjen tonë kolektive dhe veprimin tonë për të mos lënë askënd pas. Në Bashkimin Evropian, ne jemi plotësisht të përkushtuar për të promovuar barazinë gjinore dhe për të garantuar mundësi të barabarta për personat me aftësi të kufizuara. Ndërtimi i një shoqërie më gjithëpërfshirëse kërkon një gamë të gjerë aktivitetesh, nga investimi në infrastrukturën e aksesueshme, tek sigurimi i aksesit të barabartë në arsim, kujdes shëndetësor, punësim apo shërbime sociale, deri te fuqizimi i grave për të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse në çdo nivel”, tha Rokas.

Për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse, Rokas thotë se është e nevojshme të punohet me Qeverinë për transformimin e institucioneve rezidenciale në shërbime lokale sociale dhe shëndetësore për personat me aftësi të kufizuara, si dhe mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile në zhvillimin e politikave për përfshirjen sociale dhe ekonomike të personave me aftësi të kufizuara.

“Kjo do të thotë të punojmë së bashku me Qeverinë për të transformuar institucionet rezidenciale në shërbime sociale dhe shëndetësore lokale për personat me aftësi të kufizuara. Kjo nënkupton mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile për t’u angazhuar në zhvillimin e politikave për përfshirjen sociale dhe ekonomike të personave me aftësi të kufizuara. Kështu, ne do të mbështesim të gjitha këto përpjekje, sot dhe çdo ditë, për të çuar përpara barazinë gjinore dhe për t’u dhënë grave me aftësi të kufizuara dhe nga zonat rurale njohjen, burimet dhe mundësitë që meritojnë”, nënvizoi Rokas.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article
Next Article Më 11 mars seancë parlamentare për interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të enjten vizitë e kryetarit të Parlamentit kroat Jandrokoviq

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?