By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rrahën për vdekje shqiptarin në Greqi, dërgohet për gjykim dosja ndaj Dritan Hoxhës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rrahën për vdekje shqiptarin në Greqi, dërgohet për gjykim dosja ndaj Dritan Hoxhës
Shqipëri

Rrahën për vdekje shqiptarin në Greqi, dërgohet për gjykim dosja ndaj Dritan Hoxhës

admin
Last updated: 18/05/2025 11:28
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq të arrestuarin vitin e kaluar Dritan Hoxha, i cili akuzohet se së bashku me një tjetër person, futën në kurth dhe rrahën për vdekje bashkëatdhetarin e tyre në Greqi më 2010.

Hetimet kishin rinisur pas kallëzimit të depozituar nga xhaxhai i viktimës në vitin 2017, të cilat zbuluan më tej edhe gjurmët e krimit në bashkëpunim me organet ligjzbatuese helene.

Krimi ndodhi në Larisa, teksa viktima Andon Veshaj posedonte një lokal ku kishte pirë më autorin Hoxha. Natën e ngjarjes Veshaj kishte me vete edhe 3 çeqe me vlerë 150 mijë euro, kurse trupi i tij u gjet brenda makinës dhe i braktisur.

Hetimet e rastit i ishin transferuar Shqipërisë për veprime të mëtejshme, teksa më 10 korrik 2024 ishte arrestuar i dyshuari Dritan Hoxhaj, që sot njoftohet se u dërgua për proces në Gjykatën e Tiranës, me akuzën e “vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Hoxhaj u kap në Levan të Tepelenës, gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë së Tiranës dhe asaj të Gjirokastrës.

Vrasja ka ndodhur në 17 maj në vitin 2010 në zonën e Larisës, në Greqi, ku Dritan Hoxha në bashkëpunim me Besim Besimaj, kanë dhunuar fizikisht Andon Veshaj, i cili si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.

Dy autorët pas vrasjes e kanë futur trupin e viktimës në mjetin e tij dhe e kanë lëvizur atë në një vend tjetër, të pabanuar, ku është gjetur nga autoritetet policore greke, ditën e nesërme, më datë 18 maj 2010.

Pas verifikimit të provave dhe fakteve të grumbulluara gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim Dritan Hoxha, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasja me paramendim”, kryer ne bashkëpunim.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

“Rrahën për vdekje shtetasin A.V. në Greqi, Prokuroria Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin D.H. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin D.H. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78 dhe 25 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimit mbi procedimin penal nr. 4139 të datës 30.06.2023. rezultoi se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin B.B. kanë shkaktuar vrasjen e shtetasit A.V. në krahinën e Larisës në Greqi më 17.05.2010.

Hetimet nisën në vitin 2017 pas kallëzimit të bërë nga xhaxhai i viktimës, i cili denoncoi se nipi i tij u gjet i rrahur për vdekje brenda makinës së tij.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi D.H. kishte njohje me viktimën dhe natën e krimit kanë qenë në të njëjtin bar që administrohej nga viktima duke konsumuar alkool. Prokuroria provoi se ata janë larguar në të njëjtën kohë dhe nga tabulatet telefonike rezultoi se autori ka komunikuar me bashkëpunëtorin tjetër shtetasin B.B. Të dy këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike duke e goditur në këmbë, duar e pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë e dhunës, viktima ndërroi jetë. Pas këtyre akteve, ata e kanë futur viktimën në mjetin e tij dhe e kanë lëvizur nga vendi i ngjarjes.

Natën e ngjarjes, viktima ka pasur tre çeqe me vlerë 150 mijë euro me vete. Ai humbi jetën si pasojë e goditjeve të rënda të kokës.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi e provuar se shtetasi D.H. ka konsumuar në bashkëpunim me shtetasin B.B. kanë kryer veprën penale të ‘Vrasjes me paramendim’ në dëm të viktimës A.V.”.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rinovim i rëndësishëm te Liverpooli
Next Article Vijon numërimi i votave preferenciale, Olta Xhaçka kalon Blerina Gjylametin në Tiranë! Ja si renditen kandidatet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?