By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritet çmimi i energjisë? Duleviç: Lajm i mirë, furrat e bukës nuk preken. Cilat biznese “abuzojnë”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rritet çmimi i energjisë? Duleviç: Lajm i mirë, furrat e bukës nuk preken. Cilat biznese “abuzojnë”
Shqipëri

Rritet çmimi i energjisë? Duleviç: Lajm i mirë, furrat e bukës nuk preken. Cilat biznese “abuzojnë”

admin
Last updated: 01/04/2024 10:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Furrat e bukës janë dakord me tarifat e reja të energjisë elektrike që i janë propozuar për miratim Entit Rregullator të Energjisë.

Sipas grupeve të interesit, tarifat e diferencuara prej 9.5 lekësh për kW/h për rastin kur furra e bukës ofron edhe shërbimin e pastiçerisë, dhe 12 lekësh për kW/h për ambiente që kanë edhe bar-kafe, janë të propozuara prej tyre dhe do të shmangin abuzimet në treg.

Inxhinieri elektrik, Azmer Duleviç, i ftuar në studion e “7pa5” të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova tha se ky është një vendim i vonuar, i cili duhet të ishte marrë para disa kohësh.

Duleviç: Për sa i përket çmimit të energjisë elektrike në furrat e bukës që prodhojnë vetëm bukë, nuk do të ketë rritje të tarifave për energjinë elektrike. Do të ketë një diferencim për sa i përket atyre bizeneve që kanë marrë një licencë për furrë buke, por ofrojnë dhe shërbime të tjera. Është e ndarë në tre grupe. Grupi i dytë janë ato biznese që ofrojnë dhe ëmbëlsira, do ta paguajnë me 9.5 lek kW/h. Por do ketë dhe një grup tjetër, që janë “abuzuesit” më të mëdhenj. Janë qendrat që ofrojnë disa shërbime brumi, por më tepër shërbejnë si kafene dhe nuk trajtohen njësoj si kafenetë. Me propozimin e ri do bëhet një rrgeullim i vogël i tregut. Këto biznese që ofrojnë dhe kafe do ta paguajnë me 12 lek kW/h. Ky është një propozim që është bërë nga OSHEE, por nuk vendos OSHEE, por Enti Rregullator.

Duhet parë si lajm i mirë apo i keq?

Duleviç: Lajm i mirë sepse dëmton konkurrencën. Situata e sistemi elektroenergjitik në të gjithë vendin është alarmante. Situatat nuk kemi nevojë të ikim shumë lart. Fshatrat e Tiranës janë skandal. Në mbrëmje i shkon tensioni 160 volt. Kjo ndodh për shkak të mungesës së investimeve, dhe kur bëhen investime nuk bëhen si duhen. Një pjesë të fajit e kanë qytetarët sepse nuk kërkojnë llogari. Fatura e energjisë paguhet. Nëse nuk e paguan i ndërpritet shërbimi. Por kur i shkon shërbimi 160 volt…duhet të bëhen bashkë si lagje dhe ta ngrenë zërin. Ke në qenër të Tiranës kabuj të varur, kabina elektrike ka dyer, tela elektrikë të zhveshur. Vitin e kaluar mbi 10 veta kanë humbur jetën nga kontakti me energjinë elektrike.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E gjitha ishte një lojë? Sin Boy me reagim për videon që u bë virale ku shihej duke u rrahur nga persona të maskuar
Next Article Shqipëria 15 vite në NATO, Basha: Kurrë më s’do jemi të vetëm në mbrojtjen e lirive tona

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?