By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritet numri i gjykatave joazhure në tremujorin e tretë të vitit 2024
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rritet numri i gjykatave joazhure në tremujorin e tretë të vitit 2024
Maqedoni

Rritet numri i gjykatave joazhure në tremujorin e tretë të vitit 2024

admin
Last updated: 17/12/2024 14:33
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 dhjetor – Rritet numri i gjykatave joazhure në vend, tregon Raporti i Këshillit Gjyqësor për punën e gjykatave në tremujorin e tretë të vitit 2024. Sipas raportit, si joazhure në tremujorin e tretë vlerësohen Gjykata e Lartë Administrative, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe të gjitha gjykatat e apelit, gjegjësisht Gjykata e Apelit Manastir, Gjykata e Apelit Shtip, Gjykata e Apelit Gostivar dhe Gjykata e Apelit Shkup, si dhe shumë gjykata të tjera themelore, thuhet në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor.

Nga Gjykatat Themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut si joazhure vlerësohen, GJTH Ohër, GJTH Resnjë, GJTH Vinicë, GJTH Dellçevë, GJTH Strumicë, GJTH Shën Nikolla, GJTH Shkup, GJTH Veles, GJTH Gjevgjeli, GJTH Kavadar, GJTH Kriva Pallankë, GJTH Kumanovë, GJTH Negotinë, GJTH Dibër dhe GJTH Kërçovë.

Ndërsa si azhure vlerësohen GJTH Manastir, GJTH Krushevë, GJTH Prilep dhe GJTH Strugë, GJTH Koçan, GJTH Shtip, GJTH Radovish, GJTH Gostivar, GJTH Tetovë dhe Gjykata Themelore Penale Shkup, ndëra Gjykata Themelore Berovë nuk ka të dhëna.

Në tremujorin e tretë gjykatat kanë pranuar 126,188 lëndë të reja, me gjithsej 272,343 lëndë në punë. Prej tyre, janë zgjidhur 125,965 lëndë, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur 146,378 lëndë. Numri i lëndëve të mbetura është rritur për 165 lëndë.

Siç theksoi nënkryetari i Këshillit Gjyqësor, Hanif Zendeli, duhet pasur parasysh se në tremujorin e tretë një numër më i madh i gjyqtarëve shfrytëzojnë pushimet vjetore dhe, siç tha ai, ndoshta kjo është arsyeja e reduktimit të numrit të lëndëve të zgjidhura. Ai shpreson se punët do të ndryshojnë në tremujorin e katërt.

Në seancën e Këshillit Gjyqësor u vendos përfundimi i mandatit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e gjykatësve, Loreta Gjorgjieva dhe Mirsad Suroi për shkak të skadimit të kohës për të cilën janë zgjedhur.

Në të njëjtën kohë, u konstatua përfundimi i funksionit të gjyqtarit për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie të gjyqtarit Lubomir Gjorgjeviq, gjykatës i Gjykatës Themelore Kumanovë dhe ishin sjellë vendime për përfundimin dhe zgjedhjen e më shumë gjyqtarëve porotë.

Këshilli Gjyqësor sot i shqyrtoi dhe i miratoi edhe propozimin e Programit për punë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe Raporti për vlerësime të jashtëzakonshme të kandidatëve për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës së Apelit Manastir, Gjykata Themelore Gjevgjeli, Gjykata Themelore Koçan, Gjykata Themelore Strumicë dhe Gjykata Themelore Kavadar.

Sa i përket raportit për verifikimin e afatit të aplikimeve dhe aplikimin e dokumenteve pas shpalljeve të publikuara për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatës së Apelit Gostivar dhe Gjykatës Themelore Kratovë, ishte konstatuar se janë kompletuar dhe me kohë u formuan komisione për vlerësimin e punës së kandidatëve për kryetarë të gjykatave me të njëjtin emër.

Sot ishte miratur edhe plani vjetor për punësimin e Këshillit Gjyqësor, ndërsa seanca ishte mbyllur për pikën e formuar në komisionin e raportuesve pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të një gjykate.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Shkup gjendet drogë, arrestohet një shpërndarës
Next Article Kontroll të jashtëzakonshëm inspektues kryen ISHSSH në Klinikën e fëmijëve për rastin me foshnjen e vdekur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?