By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritja ekonomike, Miftari: Fokus të veqantë në investime kapitale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rritja ekonomike, Miftari: Fokus të veqantë në investime kapitale
Maqedoni

Rritja ekonomike, Miftari: Fokus të veqantë në investime kapitale

admin
Last updated: 26/05/2024 21:09
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 maj – Pa rritje të qëndrueshme ekonomike, nuk mund të arrihen nivele të ardhurash dhe standarde më të larta të jetesës. Në raportin e fundit, Banka Popullore ka ulur parashikimet për rritjen ekonomike dhe vlerson se e njejta do të arrijë në 2.6% për vitin 2024, ndryshe nga projeksioni i muajit tetor i cili ishtë në 3%.

Një numër i madh i qytetarëve ankohen për gjendjen e tyre të rënduar ekonomike, e përgjegjëse për këtë sipas ekspertëve është shteti. Në periudhën në vazhdim, qeveria e ardhshme duhet të fokusohet tek rritja ekonomike, me fokus të veqantë në investime kapitale dhe mbështetje të sektorit të biznesit, thotë mes tjerash për TVM2 profeseresha universitare Florije Miftari.

“Politikat e ardhëshme duhet fokusuar në rritje ekonomike, në krijimin e një mirëqenie më të mirë për qytetarët e Maqedonisë. Rritja ekonomike arrihet duke stimuluar ata faktorë të cilët janë kryesorë të rritjes ekonomike, politikat shtetërore sigurisht që duhet të jenë të orientuara në investime më të mëdhaja kapitale ku gjithmonë kemi dështuar në realizim të buxhetit shtetëror nga ajo që është planifikuar dhe nga ajo që është realizuar. Duhet të fokusohen edhe në mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme të njohura si gjeneratorë të rritjes ekonomike, mbështetje të inovacionit, dhe të tregtisë në përgjithësi.”, u shpreh profeseresha universitare Florije Miftari.

Zeqiri: Nevojitet rritje prej 4,5% për zhvillim

Nga sektori i biznesit thonë se nëse vendi nuk ka rritje ekonomike prej më së paku 4,5 % nuk mund të presim një zhvillim të mirëfilltë ekonomik. Durim Zeqiri nga OEMVP shton se një pengesë tjetër për kompanitë vendore është konkurenca nga kompanitë e huaja në vend të cilat janë mjaft të zhvilluar në aspektin teknologjik.

“Vlerësojmë që stadi prej 4,5 % mesatarisht rritje ekonomike duhet një piksynim i qeverisë dhe më pastaj qeveria ti stimuloj kompanitë që të nxisin veprimtarinë e tyre me çka do të kemi edhe përshpejtim të rritjes ekonomike. Një pik tjetër e rëndësishmë që ka të bëj me rritjen ekonomi është zhvillimi ekonomik. Kemi një ngecje në zhvillim dhe këtu mund të shihen qartazi sidomos me konkurencën të cilën e kemi pikërisht në vendin tonë dhe janë kompanitë e huaja gjegjësisht kompanitë nëpër zonat industriale teknologjike. Piksynimet duhet të jenë që të rritet ky nivel i teknologjisë edhe tek kompanitë vendore me qëllim që të rritet efikasiteti i kompanive.”, tha Durim Zeqiri nga OEMVP

Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë se për të pasur një ekonomi të shpejtë dhe efikase duhet të përmirësohet infrastruktura rrugore me shtetet fqinje, e cila po ndërtohet me ritme të ngadalta. Sa i përket paralajmërimeve se qeveria e ardhshme do të mer huamarje prej 1 miliard euro, ata me porosi se nësë ndodh një gjë e tillë, mjetet të realokohen në mënyrë të duhur dhe jo për shpenzime joproduktive të cilat nuk sjellin asnjë lëvrdi në qarkullimi ekonomik.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Kumanovë vijojnë aplikimet për mbështetjen e bujqëve
Next Article “E kuqja tërbon demin, jo më Romeon”, Erjola më seksi se kurrë, vihet në siklet nga kolegu! Fustani ia nxjerr të gjitha sheshit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?