By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rrjedhin fotografitë, a do të duket kështu Nintendo Switch 2?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Rrjedhin fotografitë, a do të duket kështu Nintendo Switch 2?
Teknologji

Rrjedhin fotografitë, a do të duket kështu Nintendo Switch 2?

admin
Last updated: 23/09/2024 11:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Njoftimi i konzolës së ardhshme Nintendo është “varur në ajër”, dhe shumë besojnë se mund të ndodhë së shpejti, sepse së fundmi zhvillues të shumtë ishin të ftuar në degën amerikane të Nintendo.

Një burim postoi një seri imazhesh të një prototipi të supozuar të konzolës Nintendo Switch 2, dhe këto imazhe u përhapën si zjarr në Reddit, transmeton Telegrafi.

Duhet theksuar se autenticiteti i imazheve nuk është konfirmuar, por ato përputhen me të gjitha thashethemet e mëparshme që tregonin për një ekran 8 inç të konzolës, lidhjen e kontrolluesit Joy-Con nëpërmjet një shiriti magnetik dhe ekzistencën e një butoni shtesë, i pasmë në kontrollues, që supozohet se ndodhet nën ZR dhe ZL.

Aktualisht është e paqartë nëse ky buton është i programueshëm ose përdoret për të ndarë kontrolluesin nga tastiera.

Imazhet tregojnë gjithashtu se Switch i ri mund të ketë një ekran në të gjithë pjesën e pasme, siç ndodh tani me modelin OLED të Switch origjinal.

I njëjti burim dyshohet se zbuloi gjithashtu disa specifika harduerike të konzolës Switch 2.

Thuhet se përdor 12 GB RAM (tre herë më shumë se Switch origjinal) dhe ka 256 GB memorie të brendshme për ruajtjen e lojës (tetë herë më shumë se Switch-i i parë).

Sigurisht, asnjë nga këto nuk është zyrtare dhe nuk ka asnjë konfirmim për momentin që këto materiale tregojnë në të vërtetë formën përfundimtare të konzolës së ardhshme të Nintendo.

You Might Also Like

Apple Watch Ultra 4 do të ridizajnohet plotësisht

Platforma X prezanton funksionin e ri “History” që zëvendëson Bookmarks

Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam krijonte kaos në OpenAI

SCUF Omega kontrollor i ri për PlayStation 5 – përdoret gjithashtu edhe për PC, si dhe pajisjet iOS dhe Android

Telefoni T1 i Trumpit gati për lansim pas muajsh vonesash

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një hap drejt mbylljes së plotë të kazinove!
Next Article Audi RS7 më i ‘egër’ në botë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?