By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rrjeti X, ndryshime në programin e Inteligjencës Artificiale pas shqetësimeve për dezinformata për zgjedhjet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Rrjeti X, ndryshime në programin e Inteligjencës Artificiale pas shqetësimeve për dezinformata për zgjedhjet
Teknologji

Rrjeti X, ndryshime në programin e Inteligjencës Artificiale pas shqetësimeve për dezinformata për zgjedhjet

admin
Last updated: 27/08/2024 21:27
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Platforma e mediave sociale X ka bërë një ndryshim në programin e saj të Inteligjencës Artificiale, pasi zyrtarët më të lartë zgjedhorë të pesë shteteve, paralajmëruan se përmes tij po përhapeshin dezinformata zgjedhore.

Sekretarët e Shtetit të Miçiganit, Minesotës, Nju Meksikos, Pensilvanisë dhe Uashingtonit, i dërguan një letër këtë muaj pronarit të rrjetit X Elon Musk, duke shprehur shqetësimin se Grok, instrumenti i Inteligjencës Artificiale, kishte prodhuar informacione të rreme rreth afateve të votimit në shtete, pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara presidenciale.

Zyrtarët kërkuan që chatbot-i Grok t’i drejtojë përdoruesit që bëjnë pyetje mbi zgjedhjet tek “CanIVote.org” një faqe interneti me informacione votimi e Shoqatës Kombëtare të Sekretarëve të Shtetit.

Përpara se të japë përgjigje ndaj pyetjeve mbi zgjedhjet, Grok tani thotë: “Për informacion të saktë dhe të përditësuar në lidhje me zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, ju lutemi vizitoni Vote.gov”.

Të dyja faqet e internetit janë “burime të besueshme që mund të lidhin votuesit me zyrtarët e zgjedhjeve lokale”, thanë pesë sekretarët e shtetit në një deklaratë të përbashkët.

“Ne e vlerësojmë veprimin e rrjetit X për të përmirësuar platformën e tyre dhe shpresojmë që të vazhdojnë të bëjnë përmirësime që do të garantojnë që përdoruesit e tyre të kenë qasje në informacion të saktë nga burime të besueshme në këtë vit kritik zgjedhor,” thanë ata.

Grok mund të përdoret vetëm nga abonentët e versioneve me pagesë të platformës X. Por pesë sekretarët e shtetit që nënshkruan letrën thanë se dezinformatat zgjedhore nga Grok janë shpërndarë nëpër platforma të shumta të mediave sociale, duke u përhapur tek miliona njerëz. Grok vazhdoi të përsëriste informacionin e rremë për 10 ditë përpara se të korrigjohej, thanë sekretarët. Platforma nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Ndryshimi që drejton përdoruesit tek një faqe interneti me informacion zyrtar për votimet, nuk duket se u jep përgjigje shqetësimeve për aftësinë e chatbot-it Grok për të krijuar imazhe të rreme përmes Inteligjencës Artificiale në lidhje me zgjedhjet.

Përdoruesit e kanë përdorur atë për të postuar në platformë imazhe të rreme të kandidatëve, përfshirë Nënpresidenten Kamala Harris dhe ish-Presidentin Donald Trump.

Platformat e mediave sociale po përballen me një kontroll në rritje lidhur me përdorimin e e tyre në përhapjen e dezinformatave, përfshirë për zgjedhjet.

Që kur zoti Musk bleu Twitter-in në vitin 2022 dhe ia ndyshoi emrin në X, grupe të ndryshme kanë ngritur shqetësime për rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe keqinformimin që po amplifikohet në këtë platformë, si edhe për shkurtimet e personelit që merret me moderimin e përmbajtjes.

Ekspertët thonë se këto lëvizje përbëjnë hapa prapa nga përparimi i bërë nga platformat e mediave sociale që ishin përpjekur të merrnin masa më të forta kundër dezinformimit politik pas garës presidenciale të 2016-ës dhe se ato mund të shkaktojnë një përhapje të mëtejshme të dezinformimit përpara zgjedhjeve të nëntorit të këtij viti.

You Might Also Like

Varësitë e reja digjitale: Sa po na kontrollon telefoni?

“Harrojeni X, zogu është rikthyer” – lansohet ‘Twitter i ri’

TIME e vendos shqiptaren Mira Murati në mesin e figurave më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale

Meta përballet me gjobë rekord për akuzat lidhur me fëmijët dhe rrjetet sociale

WhatsApp forcon sigurinë: fjalëkalime më të forta dhe më shumë informacion për telefonatat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të arratisurit nga Koreja e Veriut krijojnë faqe në internet
Next Article Si ta ndihmoni fëmijën tuaj nëse ka ankth rreth shkollës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?