By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rruga Rashçe-Saraj është shndërruar në deponi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rruga Rashçe-Saraj është shndërruar në deponi
MaqedoniTOP LAJM

Rruga Rashçe-Saraj është shndërruar në deponi

admin
Last updated: 02/02/2025 15:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 janar – “Hapësirat gjelbëruese që shihni mbrapa meje tashmë janë shndërruar në deponi të egra. Gjendemi për momentin në rrugën që shpie drejt fshatit Rashçe të Komunës së Sarajit ku sipas komunës është edhe një ndër pikat më kritike ku vazhdimisht krijohen deponi të egra, pavarësisht që të njëjtat pastrohen nga ana e ndërmarrjes komunale”, raporton Melihate Rustemi, gazetare.

Deponi të egra vazhdimisht krijohen edhe nëpër rrugët e disa vendbanimeve tjera të Komunës së Sarajit ku persona të pandërgjegjshëm hedhin mbeturina nga më të ndryshmet ose çdo gjë që është e tepërt në shtëpitë e tyre. Përveç që ndotin ambientin, mbeturinat e hedhura vend e pa vend paraqesin rrezik edhe për përhapje të infeksioneve të ndryshme. Ilas Veseli, ushtrues detyre, kryetar I Komunës së Sarajit tha se pavarësisht zhdukjes së këtyre deponive të njejtat krijohen brenda natës nga persona të caktuar.

“Ka disa persona të cilët bëjnë shërbime, bartje të mbetjeve të prishjeve të mureve të ndryshme, mbetje ndërtimi dhe të njëjtat nga komunat tjera sillen në territorin e komunës tonë. Ne, si komunë dhe inspektorë të që kemi në kuadër të komunës nuk mundemi 24 orë t’i mbulojmë të gjitha vendbanimet, sado që të jemi të ekipuar nuk mund t’i mbulojmë të gjitha vendbanimet. Do të nevojitet një bashkëpunim më i thellë dhe më korrekt me banorët e vendbanimeve të caktuara”, deklaroi Ilas Veseli, u.d kryetar I Komunës së Sarajit.

Derisa qëndruam në qendër të Sarajit takuam edhe shumë banorë të fshatrave të kësaj komune të cilët u shprehën pjesërisht të kënaqur me mirmbajtjen e pastërtisë nëpër fshatra. Disa u ankuan se pagesa për shërbimet komunale është e papërballueshme ndërsa shumë të tjerë u ankuan për mungesë të kontejnerëve dhe shporta mbeturinash.

“Është shtrenjtë për banorët të blejnë shportë mbeturinash. Ndoshta unë mund t’ia lejoj vetes por ka banorë që vuajnë për bukë”, tha një banor i fshatit Lubin.

“ Asnjiherë nuk kemi qenë të kënaqur dhe nuk do të jemi. Parat na I marrin. Vijnë I zbrazin kontejnerët në kamion, derdhen mbeturinat në tokë dhe ashtu I lënë, ku shkruan ashtu”, u shpreh një banor I fshatit Çajlanë.

“Nuk flasim për çmimin, flasim për shërbimin që të jetë si duhet. Për atë shërbim që e paguajmë duhet të ketë mbikëqyrje, të jetë funksionalsi duhet”, theksoi një banor I fshatit Llaskarcë

Banorët e Sarajit për shërbimet komunale duhet të ndajnë 315 denarë në muaj. Sipas të dhënave nga Komuna, gjatë vitit 2023 shërbimet komunale I kanë shlyer mbi 50 % e banorëve. Ndërkohë, gjatë vitit 2024 kjo pagesë duket se ka shënuar rritje. Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit të vitit që lëmë pas pagesa për shërbimet komunale ka arritur në 50 %.// Alsat

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Risteski: E qetësuan rritjen galopante të çmimeve të shkaktuara nga qeveria e kaluar
Next Article Sqarohet Sheqerinska: Nuk kam pasur kontakte me familjen e shoferit që ka goditur Frosinën dhe as kam nxitur askënd

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?