By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rruga Tetovë – Prizren, Nikolloski: Vetëm si magjistrale, e jo autostradë, Kasami: Do e takoj Nikolloskin, është punë ekzekutivi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rruga Tetovë – Prizren, Nikolloski: Vetëm si magjistrale, e jo autostradë, Kasami: Do e takoj Nikolloskin, është punë ekzekutivi
Maqedoni

Rruga Tetovë – Prizren, Nikolloski: Vetëm si magjistrale, e jo autostradë, Kasami: Do e takoj Nikolloskin, është punë ekzekutivi

admin
Last updated: 25/10/2024 21:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 tetor – Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, akuzoi pushtetin e kaluar se vetëm është fotografuar për rrugën Tetovë-Prizren dhe se nuk ka projekt për të njëjtën. Nikollovski tha se për këtë rrugë nuk është paraparë ndërtim i autostradës, por ndërtim i magjistrales. Për momentin nuk ka as projekt, as realizues, as financim, kurse Qeveria paraprake e prezantonte sikur të fillojë nesër, tha ai, duke shtuar se tjetër është politika, tjetër gjendja ekzakte, tha Nikollovski.

“Sërish duhet të jemi korrekt. E di se kështu dikujt nuk do t’i pëlqejnë përgjigjet. Fillimisht nuk është paraparë askund autostradë Tetovë-Prizren, është paraparë rrugë magjistrale Tetovë-Prizren, që ka dallim të madh. Qeveria paraprake ka dhënë deklarata, por s’ka bërë asgjë. S’ka projekt. Kanë nënshkruar memorandum, janë fotografuar, por projekt s’ka. Po duam që të ndërtojmë rrugë magjistrale Tetovë-Prizren dhe do të ndërtojmë rrugë magjistrale Tetovë-Prizren, me projekt të mirë, me financim të siguruar dhe me kontraktues të zgjedhur.”, – deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

E për këtë përgjigje, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, do të takohet me ministrin e Transportit, Nikolloski.

“Sot kam takim me ministrin e Transportit. Edhe njëherë e përsëris. Nuk kam informata të detajuara, sepse ka qenë përgjegjësia e Qeverisë. Në takim me ministrin e Transportit do të sigurojë informata më konkrete se deri ku janë procedurat. Por, edhe njëherë tregoj angazhimin tim që kjo rrugë të realizohet sa më shpejt, rrugë lidhëse, jo vetëm mes dy vendeve, por të jetë edhe një segment i rëndësishëm i lidhjeve të Ballkanit.”, – theksoi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Kryetari i komunës së Tetovës duke qenë i pari i këtij qyteti, është i gatshëm të bashkëpunojë edhe në pjesën e projektimit, por edhe të realizimit të projektit, në gjetjen e fondeve të jashtme, në mënyrë që projekti të gjejë realizim, rrugë që është përshëndetur, sidomos nga banorët e Tetovës dhe Prizrenit.

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protesta e opozitës, këto janë rrugët që demokratët do të bllokojnë ditën e martë
Next Article Fermeri kërkon ndihmë: Po më ngordhin ҫdo muaj lopët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?