By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sadushi me magjistratët e rinj: Shkolla ju jep diplomën, besimin duhet ta ndërtoni vetë me vendimet që do të merrni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sadushi me magjistratët e rinj: Shkolla ju jep diplomën, besimin duhet ta ndërtoni vetë me vendimet që do të merrni
Shqipëri

Sadushi me magjistratët e rinj: Shkolla ju jep diplomën, besimin duhet ta ndërtoni vetë me vendimet që do të merrni

admin
Last updated: 29/06/2026 12:46
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 29 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi u bëri thirrje magjistratëve të rinj që ta ushtrojnë detyrën me profesionalizëm, integritet dhe vetëdijen se drejtësia nuk mund të ekzistojë e shkëputur nga besimi i publikut.

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën kombëtare “Ndërveprimi i drejtësisë me median. Sfidat bashkëkohore” si dhe në ceremoninë e diplomimit në Shkollën e Magjistraturës, Sadushi theksoi se, përtej njohurive juridike dhe aftësive teknike, janë karakteri, paanshmëria dhe përgjegjësia morale ato që e përcaktojnë një magjistrat të mirë.

Ai u shpreh se brezat ndryshojnë, ligjet zhvillohen dhe teknologjia transformon mënyrën e punës, por vlera si integriteti, përulësia dhe ndershmëria mbeten themeli i profesionit.

Sadushi nënvizoi se pas çdo dosjeje gjyqësore qëndrojnë njerëz, familje, biznese dhe interesa publike, ndaj çdo vendim kërkon jo vetëm njohje të ligjit, por edhe ndjeshmëri dhe përgjegjësi.

“Brezat ndërrohen, ligjet zhvillohen, praktika gjyqësore pasurohet, teknologjia ndryshon mënyrën si punojmë dhe shoqëria e sheh drejtësinë me pritshmëri gjithnjë e më të mëdha. Megjithatë, ka disa vlera që nuk vjetërohen kurrë. Ato nuk i përkasin një brezi apo një reforme të caktuar. Ato i përkasin vetë profesionit të magjistratit”, vuri në dukje Sadushi.

“Pikërisht për këto vlera dua të flas sot; jo për dispozitat ligjore që do t’i gjeni në kodet tuaja, as për teknikën e hartimit të një vendimi, të cilën do ta përsosni me përvojë, por për ato cilësi që nuk i mëson asnjë tekst ligjor dhe që nuk maten me asnjë provim. Shumë prej tyre nuk do t’i kuptoni plotësisht sot. Ato do t’jua mësojë vetë profesioni”, tha ai.

Sipas tij, sfidat më të mëdha nuk janë gjithmonë ato ku ligji është i paqartë, por rastet kur rrethanat njerëzore, presioni publik dhe pesha e pasojave e vënë në provë magjistratin.

“Në ato çaste përgjigjen nuk do ta gjeni vetëm në ligj. Do ta gjeni edhe tek vetja.  Aty do të kuptoni se cilësia më e rëndësishme e një magjistrati nuk është vetëm inteligjenca. Është karakteri për të mbetur i paanshëm kur të tjerët kërkojnë anësi, për të ruajtur qetësinë kur rreth jush ka zhurmë, për të dëgjuar me durim edhe atë që nuk përputhet me bindjen tuaj të parë, për të pranuar se askush nuk është i pagabueshëm dhe se përulësia është shoqëruesja më e mirë e dijes” tha Sadushi.

Duke u ndalur te marrëdhënia mes drejtësisë, medias dhe publikut, Sadushi tha se magjistratët e rinj do të ushtrojnë detyrën në një kohë kur perceptimi publik krijohet me shpejtësi dhe shpesh paraprin vendimmarrjen institucionale. Megjithatë, ai i ftoi të mos ndikohen nga zhurma e jashtme, por të mbështeten te qetësia, profesionalizmi dhe ndërgjegjja e tyre.

“Përvoja më ka mësuar se ky autoritet nuk buron nga toga që vesh, as nga funksioni që ushtron. Ai buron nga besimi që frymëzon, i cili nuk fitohet me një vendim të vetëm. Besimi ndërtohet gradualisht, me mënyrën si i dëgjoni njerëzit, me sjelljen në sallën e gjyqit, me cilësinë e arsyetimit, me dinjitetin e qëndrimit dhe me aftësinë për të qenë të drejtë edhe kur kjo është e vështirë”, tha ai.

Në përmbyllje të fjalës, kreu i Gjykatës së Lartë theksoi se diploma dhe kompetenca janë vetëm fillimi i rrugëtimit profesional, ndërsa besimi i publikut fitohet çdo ditë përmes vendimeve, sjelljes dhe integritetit të secilit magjistrat.

“Kur një magjistrat fiton këtë besim, ai nuk forcon vetëm autoritetin e tij. Ai forcon edhe institucionin që përfaqëson. Kështu ndërtohet, brez pas brezi, besimi tek drejtësia. Institucionet nuk ndërtohen nga një brez i vetëm. Çdo brez merr prej atyre që kanë qenë përpara një trashëgimi që duhet ta ruajë, ta pasurojë dhe t’ua përcjellë më të mirë atyre që do të vijnë pas. Sot ju bëheni pjesë e kësaj vazhdimësie. Ky është një nder, por mbi të gjitha një përgjegjësi.

“Sot Shkolla e Magjistraturës ju jep diplomën. Nesër sistemi i drejtësisë do t’ju japë kompetencën, por besimin nuk do t’jua japë askush. Atë do ta fitoni vetë, çdo ditë, me vendimet që do të merrni, me sjelljen tuaj, me çdo zgjedhje që do të bëni gjatë jetës suaj profesionale”, tha Sadushi.

You Might Also Like

Veliaj dhe Ajola Xoxa bëhen prindër për herë të dytë, SPAK i jep 48 orë leje kryebashkiakut për të qëndruar me fëmijën

Koçiu: Pensionet janë rritur mbi 70% për disa kategori që nga viti 2013

Pirdeni: Reformë e administratës shtetërore, ndarje në institucione varësie dhe agjenci autonome

Rakipi: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës

Gonzato magjistratëve të rinj: Çdo vendim i juaji do të ndikojë në jetën e qytetarëve dhe besimin te drejtësia

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Nesër në mbrëmje do të bëhen publike emrat e rikonstruimit të qeverisë
Next Article Gonzato magjistratëve të rinj: Çdo vendim i juaji do të ndikojë në jetën e qytetarëve dhe besimin te drejtësia
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Selvija me dedikim prekës: Shpat, unë e Roeli kemi shumë nevojë për ty
Showbizz
Filipçe: LSDM do ta bllokojë Kodin Zgjedhor sepse i hap derën vjedhjes së zgjedhjeve
Maqedoni
Fantastike: Jon Kuka e mposht serbin Markovic në “repesazh” me Ippon
Sport
Zyrtare: Enzo Maresca trajner i Man Cityt
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?