By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Samiti i Ministrave të Minierave në Kanada, zëvendësministri Mjeku: Shtetet duhet të këmbejnë përvojat në sektorin minerar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Samiti i Ministrave të Minierave në Kanada, zëvendësministri Mjeku: Shtetet duhet të këmbejnë përvojat në sektorin minerar
Maqedoni

Samiti i Ministrave të Minierave në Kanada, zëvendësministri Mjeku: Shtetet duhet të këmbejnë përvojat në sektorin minerar

admin
Last updated: 08/03/2024 12:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Ministrave të Minierave në Toronto të Kanadasë.

Ndërlidhur me temën e sivjetme “Minierat e përgjegjshme dhe transicioni energjetik”, Mjeku tregoi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook se ka foluar mbi përkushtimin e Republikës së Kosovës me nxitë efiçiencën energjetike, ekonominë qarkore dhe përgjegjësinë mjedisore, shoqërore dhe qeverisëse.

Ai po ashtu tha se shtetet duhet të këmbejnë përvojat dhe të përsosin standardet ndërkombëtare të sektorit minerar, ndërsa theksoi nevojën për t’i dhënë përparësi tregtisë me vende partnere që ushqejnë të njëjtat vlera demokratike.

“Fjalën hyrëse të samitit e mbajti ministri i energjisë dhe burimeve natyrore të Kanadasë, Jonathan Ëilkinson, ndërsa diskutimet i moderoi ish-ministri Brian Tobin. Në samit morën pjesë ministra e përfaqësues nga Bashkimi Evropian, ShBA, Argjentina, Australia, Finlanda, Franca, Gana, Gajana, Gjermania, Kazakistani, Kili, Mongolia, Norvegjia, Peruja e vende të tjera. Kompani të mëdha shumëkombëshe dhe shoqata joqeveritare paraqitën gjithashtu vërejtjet e tyre rreth sfidave mjedisore e shoqërore në sektorin minerar”, ka shkruar Mjeku.

Ndërkaq, Samiti i ministrave organizohet çdo vit nga Shoqata e Hulumtuesve dhe Zhvilluesve të Minierave të Kanadasë (PDAC), Forumi Ndërqeveritar mbi Minierat, Mineralet, Metalet dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, si dhe Forumi Ekonomik Botëror. Mbahet gjatë konferencës PDAC, që njihet si ngjarja më e madhe e minierave në botë.

Me ftesën e autoriteteve kanadeze dhe i shoqëruar nga ambasadori Adriatik Kryeziu, mora pjesë në Samitin Ndërkombëtar të…

Posted by Getoar Mjeku on Thursday, March 7, 2024

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Bandat rrëmbejnë më shumë se 280 nxënës në Nigeri
Next Article Messi shpëtoi mrekullisht nga një dëmtim i rëndë pas një ndërhyrje ‘kriminale’ të kundërshtarit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?