By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Seanca konstituive e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin (2024 – 2028)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Seanca konstituive e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin (2024 – 2028)
Maqedoni

Seanca konstituive e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin (2024 – 2028)

admin
Last updated: 23/05/2024 18:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Seanca konstituive e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin (2024 – 2028)

Këshilli është formuar për të siguruar vazhdimësinë e praktikës së deritanishme për monitorimin e reformave në gjyqësor.

Në seancë të pranishmëve iu drejtua kryesuesi i Këshillit, Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.

“Duke qenë se, si shtet duhet të japim rezultate sa i përket proceseve reformuese në vend, pasi shpresojmë që shumë shpejt do t`i fillojmë negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, miratimi i kësaj Strategjie ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme, e cila në të ardhmen do të vlerësohet edhe nga aspekti i miratimit të Agjendës reformuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Këshilli i Bashkimit Evropian”, tha Ministri Lloga në fjalën e tij.

Vizioni i Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin (2024-2028) është një gjyqësor i pavarur, i përgjegjshëm, transparent dhe i aksesueshëm, rezistent ndaj ndikimeve të brendshme dhe të jashtme, i cili i mbron të drejtat e njeriut dhe siguron sundimin e të drejtës në mënyrë efikase.
Këshilli do të kujdeset për zbatimin me kohë të masave dhe aktiviteteve sipas Planit të Veprimit, monitorimin e prioriteteve, kornizën kohore dhe afatet e zbatimit dhe vlerësimin e rezultateve të arritura në zbatimin e Planit të Veprimit.

Ky organ mbështetet nga ekspertë të Projektit të BE-së për sundimin e së drejtës, ndërsa në seancën e sotme eksperti Sllaven Lekiq informoi për aktivitetet që janë ndërmarrë nga ana e tyre për zbatimin e suksesshëm të Strategjisë.

Ndonëse ishin ftuar edhe përfaqësues nga VMRO DPMNE për të dhënë propozimet dhe sugjerimet e tyre, ata nuk morën pjesë në seancë.

Këshilli konkludoi se në kontinuitet duhet të vazhdohet me aktivitetet dhe monitorimin e reformave në gjyqësor.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Veber kërkon nga VMRO-DPMNE që ta respektojë Marrëveshjen e Prespës
Next Article Ndahet nga jeta papritur ish-ambasadori gjerman në Tiranë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?