By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Seancë e re gjyqësore për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, e para që kur dëshmitari Goce Trajanovski javën e kaluar vetë u paraqit në polici
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Seancë e re gjyqësore për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, e para që kur dëshmitari Goce Trajanovski javën e kaluar vetë u paraqit në polici
Maqedoni

Seancë e re gjyqësore për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, e para që kur dëshmitari Goce Trajanovski javën e kaluar vetë u paraqit në polici

admin
Last updated: 27/01/2025 07:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 janar – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe banorit nga Velesi Pançe Zhezhovski, ku i akuzuari i parë është Lupço Palevski – Palço, së bashku me Bore Velibor dhe Vllatko Keshishov, si dhe babain e vajzës, Aleksandar Gjorçevski.

Rasti është në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me paraqitjen e provave të propozuara nga Prokuroria.

Dëshmitari Goce Trajkovski, i cili së bashku me babain e Vanjës së vrarë, Aleksandar Gjorçevski, sipas  deklaratave të mëparshme të dëshmitarëve tjerë, ka mbledhur dhe shikuar video pamjet  e objekteve të rrethinës, i cili ishte i paarritshëm për organet e ndjekjes për vepër tjetër penale dhe nuk  ka mundur të merret në pyetje në seancat e mëparshme gjyqësore, javën e kaluar ai vetë u paraqit në stacionin policor.

Trajkovski, i cili është propozuar si dëshmitar në këtë rast, ndërsa është i dyshuar për vepër tjetër të rëndë penale – zjarrvënie, më 23 janar të vitit 2025 vetë u paraqit në stacionin policor dhe pritet sot të dëgjohet.

Në seancën e kaluar gjyqësore ishin nxjerrë pamje nga kamerat e sigurisë. Prokuroria prezantoi video pamjet nga sistemi Sejf siti, për të cilat tha se janë siguruar  me kërkimin e targave të automjeteve Citroen dhe Reno Kangu për qarkullimin e tyre nëpër Shkup në ditën kritike më 27 nëntor të vitit 2023 dhe disa ditë para se të grabitet vajza.

Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska.

I akuzuari i parë Palevski Palço, në seancën e kaluar gjyqësore njoftoi se do të kërkojë përjashtimin e prokurorisë.

“Kërkoj që kjo super-prokurori që më akuzon të redaktojë listën e provave. Dua të njoftoj se në seancën e ardhshme do të kërkoj përjashtimin e gjithë prokurorisë, për çka do të paraqes prova”, tha Palevski.

Në seancën e parë gjyqësore të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u shprehën se nuk ndjehen fajtorë.

Vanja e mitur dhe banori nga Velesi Pançe, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trafiku nëpër disa rrugë të lagështa, mjegull në Dellçevë, Manastir, Prilep dhe në aksin rrugor Petrovec
Next Article Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave – mëngjeset me mjegull

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?