By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sejko me misionin e FMN-së dhe BB-së: Sistem financiar i qëndrueshëm përballë sfidave të së ardhmes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sejko me misionin e FMN-së dhe BB-së: Sistem financiar i qëndrueshëm përballë sfidave të së ardhmes
Shqipëri

Sejko me misionin e FMN-së dhe BB-së: Sistem financiar i qëndrueshëm përballë sfidave të së ardhmes

admin
Last updated: 29/09/2026 12:23
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 29 shtator, argument.mk/ – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim me përfaqësuesit e misionit të përbashkët të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), në kuadër të përmbylljes së Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar për Shqipërinë (FSAP).

Ky vlerësim u kërkua nga autoritetet shqiptare dhe Banka e Shqipërisë ishte institucioni që e koordinoi atë brenda vendit. Në takim morën pjesë edhe drejtues të lartë të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe të Ministrisë së Financave.

Programi FSAP ofron një vlerësim të thelluar të sektorit financiar, me fokus në aftësinë e tij për të përballuar rreziqet dhe goditjet e mundshme, efektivitetin e kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës, si dhe kapacitetet institucionale për parandalimin dhe menaxhimin e krizave financiare.

Ai shqyrton gjithashtu nevojat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit, duke ofruar rekomandime të përshtatura me karakteristikat e vendit.

Si pjesë e këtij vlerësimi, autoritetet shqiptare dhe ekipi i FSAP-it shkëmbyen të dhëna, informacione dhe analiza mbi zhvillimet në sistemin financiar, si dhe organizuan takime teknike mes tyre dhe me pjesëmarrës të tregut financiar.

Drejtimet e vlerësimit përfshinë kuadrin institucional për administrimin e krizave financiare, sistemet e vlerësimit të rrezikut sistemik, përputhshmërinë e mbikëqyrjes mikro dhe makroprudenciale me standardet më të mira ndërkombëtare, kuadrin e mbrojtjes kibernetike për sistemin financiar, financimin në epokën digjitale dhe mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, si edhe zhvillimin e tregjeve të kapitalit.

Në takim, përfaqësuesit e FSAP-it theksuan progresin e bërë nga sistemi financiar, si dhe nga kuadri i tij rregullator që prej vlerësimit të mëparshëm në periudhën 2013–2014.

Sipas vlerësimit të fundit, tani Shqipëria ka institucione financiare më të shëndetshme, një sistem financiar më të larmishëm, me një infrastrukturë pagesash të modernizuar, zgjerim të ndërmjetësimit financiar dhe adoptim të risive teknologjike në ofrimin e produkteve financiare.

Këto zhvillime janë mbështetur nga një kuadër ligjor dhe rregullativ që është përafruar ndjeshëm me atë të Bashkimit Evropian, duke mundësuar një mbikëqyrje më efektive dhe më të plotë nga autoritetet publike përkatëse.

Megjithatë, sistemi financiar vepron në një mjedis ekonomik që ndryshon vazhdimisht, duke ofruar mundësi dhe sfida të reja.

Në këtë kuadër, rekomandimet e vlerësimit të FSAP-it synojnë që sistemi financiar të mbetet i qëndrueshëm përballë sfidave të së ardhmes, duke rritur kontributin e tij në financimin e ekonomisë reale dhe duke përmirësuar kapacitetet në drejtim të administrimit të rreziqeve të veprimtarisë.

Më tej, u theksua mundësia unike që rekomandimet e procesit të vlerësimit FSAP të bëhen pjesë e ndryshimeve ligjore dhe operacionale që autoritetet shqiptare po përmbushin në kuadër të përafrimit me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.

Nga ana e tij dhe në emër të autoriteteve të tjera publike të pranishme në takim, Guvernatori e falënderoi ekipin e ekspertëve të FSAP-it për angazhimin dhe punën e kryer gjatë këtij procesi vlerësimi.

Ai theksoi rëndësinë që, në këtë fazë të zhvillimit të tij, sistemi financiar t’i nënshtrohej një vlerësimi kaq profesional dhe të pavarur, si dhe shprehu kënaqësinë që ky vlerësim konfirmoi gjendjen e shëndoshë të sistemit financiar.

Guvernatori shfrytëzoi rastin për të falënderuar edhe të gjitha institucionet shqiptare që kontribuuan në këtë proces, pjesëmarrësit e tregut dhe të infrastrukturës së tij mbështetëse, për angazhimin e tyre në diskutime të hapura dhe të frytshme.

Më tej, Guvernatori shprehu angazhimin e palës shqiptare për të analizuar me kujdes dokumentet e vlerësimit. Ashtu si më parë, rekomandimet e FSAP-it do t’i shërbejnë autoriteteve shqiptare për të fuqizuar procesin e reformave të sistemit financiar në afatin e mesëm.

Në përfundim të takimit, palët e vlerësuan përvojën e këtij vlerësimi si të suksesshme dhe shprehën angazhimin për ta vijuar bashkëpunimin në drejtim të mbështetjes së nevojshme teknike në disa nga drejtimet që përfshiu procesi i vlerësimit FSAP.

You Might Also Like

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

“Rama jepe dorëheqjen”, “poshtë patronazhistët”/ Protesta e 122-të kundër qeverisë

Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë…

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Panelet fotovoltaike, ministri Karakaçi në Ersekë: Investimet lokale në energjetikë rrisin kapacitetet në prodhim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Irani kërcënon me goditje ndaj infrastrukturës në LM nëse nuk garantohet siguria e tij
Next Article MINTI organizon sesion informues për bizneset për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me EFTA-n
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?