By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Selena Gomez thotë se përballet me komente negative për peshën e saj: Nuk jam modele dhe nuk do të jem kurrë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Selena Gomez thotë se përballet me komente negative për peshën e saj: Nuk jam modele dhe nuk do të jem kurrë
Showbizz

Selena Gomez thotë se përballet me komente negative për peshën e saj: Nuk jam modele dhe nuk do të jem kurrë

admin
Last updated: 26/03/2025 14:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Selena Gomez pranoi gjatë një paraqitje të fundit në podcast “On Purpose with Jay Shetty” se ndihet keq kur njerëzit komentojnë peshën e saj.

Ajo ka treguar se përballet me shumë kritika lidhur me pamjen.

“Përpiqem të mos i shikoj komentet në internet, por shpesh nuk e mbaj dot veten dhe shikoj se çfarë thonë ata. Askujt nuk i intereson se si duken meshkujt. Sigurisht që pesha ime është një faktor i madh. Të gjithë kanë diçka për të thënë. Nuk do të thoja që më trishton sepse nuk jam viktimë, por mendoj se më hidhëron pak dhe ndihem fajtore që e them”, tha ajo.

Always the lowest currency if men with the loudest opinions #STFU #allmen ♬ original sound – carlyturnerSnarls

Këngëtarja ka deklaruar më parë se medikamentet që merr për sëmundjen e saj kronike autoimune, lupusin, mund të çojnë në probleme me peshën.

“Më mirë të jem e shëndetshme dhe të kujdesem për veten. Medikamentet e mia janë të rëndësishme dhe besoj se më ndihmojnë. Unë nuk jam modele dhe nuk do të jem kurrë. Lexoj komentet dhe kryesisht përpiqem t’i shpërfill të gjitha”, tha Gomez.

Ajo ka vite që merret me gjykime të shumta për pamjen e saj dhe në shumë intervista ka theksuar se komente të tilla mund të jenë të dëmshme dhe ka theksuar rëndësinë e shëndetit mendor dhe imazhit pozitiv të trupit.

Ylli i famshëm u diagnostikua me një sëmundje autoimune që sulmon organet, lupus. Përveç kësaj, ajo iu nënshtrua një transplanti veshkash në vitin 2017, me dhuruese shoqen e saj Francia Raisa.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

Medikamentet që ajo merr për lupusin dhe transplantin përfshijnë kortikosteroidet, të cilat çojnë në shumë ndryshime në peshën trupore. Selena theksoi se këto janë ndryshime mbi të cilat ajo nuk ka asnjë ndikim. Komentet se ajo është “e shëndoshë”, “nuk duket si dikur” apo “nuk kujdeset për veten” janë bërë të zakonshme në rrjetet sociale.

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dogana e Maqedonisë konfiskoi një pushkë ajrore, që u gjet në veturën me targa të Serbisë
Next Article Ministrit Hajrulla Çeku i refuzohet sërish vizita në Luginë të Preshevës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?