By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Seminar: Për 23 vite në vend janë djegur 2 495 835 metra kub pyje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Seminar: Për 23 vite në vend janë djegur 2 495 835 metra kub pyje
Maqedoni

Seminar: Për 23 vite në vend janë djegur 2 495 835 metra kub pyje

admin
Last updated: 28/03/2024 13:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 mars – Frekuenca dhe intensiteti i zjarreve në nivel rajonal po rritet gradualisht, ndërsa koha dhe vendi i dukurisë ndryshon gjithnjë e më shumë. Kjo kërkon veprim sistematik, reagime më efikase, parandalim dhe gatishmëri më të mirë, u tha sot në seminarin e katërt të Programit rajonal të menaxhimit të zjarrit.

Konform Raportit të parë kombëtar që pasqyron situatën aktuale me zjarret në nivel rajonal, nga viti 2000 deri në vitin 2021 janë shënuar gjithsej 4.811 zjarre në vend. Prej tyre u dogjën më shumë se 201.121 hektarë tokë. Në të njëjtën kohë, numri i zjarreve dhe zonave të djegura ndryshonte ndjeshëm. Sipërfaqja e përgjithshme e djegur në rajone të ndryshme gjithashtu ka luhatur ndër vite. Gjithsej fondi pyjor i djegur, nga ana tjetër, gjatë 23 viteve është 2.495.835 metër kub.

Si pjesë e dobësive në menaxhimin e këtyre zjarreve, theksohen zonat natyrore që kanë qasje të vështirë, mungesa e komunikimit dhe koordinimit efikas ndërinstitucional, zbatimi i pamjaftueshëm i dispozitave ligjore, mosrespektimi i ligjeve, burimet e pamjaftueshme për vihet në dukje zbatimi i masave të mbrojtjes nga zjarri, zgjidhja e ngadaltë e procedimeve penale ose e kundërvajtjes, burimet njerëzore të pamjaftueshme për menaxhimin e zjarreve në peisazh, pajisjet teknike të pamjaftueshme, migrimi i popullsisë (brenda fshatit në qytet), piromania dhe djegia e qëllimshme e tokës për përfitime ekonomike, si dhe numri i pamjaftueshëm i njësive vullnetare të zjarrfikësve.

Raporti thekson gjithashtu mungesën e një ligji për pastrues të oxhaqeve në vend, mospërfshirjen e pronarëve të pyjeve private në menaxhimin e zjarreve të peisazhit, mungesën e një plani kombëtar për menaxhimin e zjarreve të peisazhit, mbivendosjen e kompetencave ligjore të institucioneve, si dhe mungesën e një metodologjie të unifikuar për mbledhjen e të dhënave për zjarret e peisazhit.

Është problem, u theksua, edhe mungesa e numrit të mjaftueshëm të ekspertëve të menaxhimit të zjarrit, praktikantëve dhe studiuesve.

“Raporti i zbulon qartë dobësitë e sistemit dhe jep udhëzime për përmirësimin e gjendjes dhe për hartimin e strategjisë kombëtare, si udhërrëfyes mbi të cilin do të udhëhiqen politikat e ardhshme të mbrojtjes nga zjarri”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, para përfaqësuesve të pothuajse të gjitha institucioneve, organizatave dhe shoqatave private.

Sipas Nikollovskit, rritja e vazhdueshme e temperaturës ka shkaktuar ngrohjen globale të planetit dhe ndryshimin e kushteve atmosferike, intensifikimin, ngjarjet e papritura dhe ndonjëherë edhe ekstreme të motit, të cilat paraqesin rrezik serioz në nivel global, rajonal dhe kombëtar.

Raporti tregon se në Maqedoninë e Veriut nga viti 2000 deri në vitin 2021 ka pasur gjithsej 4.811 zjarre, të cilat kanë djegur mbi 201.121 hektar sipërfaqe.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa paraqitet në SPAK
Next Article Anulohen fluturimet nga Vjena për në Shkup dhe anasjelltas

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?