By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shasivari kërkoi shkëmbim përvojash dhe asistencë eksperte nga SHBA në fushën e legjislacionit penal
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shasivari kërkoi shkëmbim përvojash dhe asistencë eksperte nga SHBA në fushën e legjislacionit penal
Maqedoni

Shasivari kërkoi shkëmbim përvojash dhe asistencë eksperte nga SHBA në fushën e legjislacionit penal

admin
Last updated: 20/07/2026 16:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot u takua me Nicole Warns, ushtruese detyre e shefes së Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u konfirmua bashkëpunimi i fortë dhe i vazhdueshëm mes Ministrisë së Drejtësisë dhe SHBA‑së si partner strategjik në zbatimin e reformave në sistemin e drejtësisë.

Gjatë takimit u diskutua për prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë, me theks të veçantë në reformën e gjyqësorit, forcimin e sundimit të ligjit, digjitalizimin e sistemit gjyqësor, agjendën legjislative dhe luftën kundër korrupsionit. Ministri Shasivari kërkoi që në periudhën e ardhshme të mundësohet shkëmbim përvojash dhe mbështetje eksperte nga SHBA në fushën e legjislacionit penal.

Ministri shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ofron Ministrisë së Drejtësisë dhe proceseve reformuese në vend, duke theksuar se kjo mbështetje ka rol të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, si dhe në avancimin e bashkëpunimit mes institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe reforma e legjislacionit penal, e cila mbetet një nga prioritetet strategjike të Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë drejtim u theksua se ka nisur zbatimi i projektit “Mbështetje për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Drogat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i financuar nga Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs (INL) pranë Departamentit të Shtetit të SHBA‑së.

Gjatë takimit u konfirmua angazhimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të partneritetit përmes projekteve të reja të përbashkëta, mbështetjes eksperte dhe shkëmbimit të përvojave në fusha me interes të ndërsjellë.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e standardeve evropiane, në interes të qytetarëve dhe integrimit evropian të vendit.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pas presionit të opozitës, Ligji për Arsim të Lartë u tërhoq nga rendi i ditës
Next Article Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren dhe nuk lejojnë të raportojë Avokati i Popullit, punimet ndërpriten dy herë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?