By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shasivari: Për faljet kthim mbrapa nuk ka, mund të ndryshojë vetëm përbërja e komisionit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shasivari: Për faljet kthim mbrapa nuk ka, mund të ndryshojë vetëm përbërja e komisionit
Maqedoni

Shasivari: Për faljet kthim mbrapa nuk ka, mund të ndryshojë vetëm përbërja e komisionit

admin
Last updated: 25/10/2024 21:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 tetor – Profesori universitar, Jeton Shasivari, vlerëson se gjatë faljes presidentja nuk është dashur ta shqyrtojë vetëm veprën, por edhe personin, përkatësisht dinjitetin e individit, humanizmin dhe mbi të gjitha drejtësinë. Sipas tij me faljet e fundit, Siljanovska nuk e ka respektuar aspektin kushtetues të faljes për shkak se në përbërjen e komisionit, nuk është përfshirë asnjë profesor i së drejtës kushtetuese.

“Prandaj është dashur nga fillimi me përbërjen e këtij komisioni ligjor juridik për falje, të ketë së paku një profesor të së drejtës kushtetuese në mënyrë që kryetarja e Republikës me rastin e ushtrimit të këtij funksioni t’i ketë parasysh të gjitha aspektet e faljes, jo vetëm pjesa penale që ndërlidhet me krimet, me veprat penale, me dënimet, me sjelljen e personave në burgje, aspekte familjare e kështu me radhë, por ajo që është më e rëndësishme janë aspektet kushtetuese që ndërlidhen me dinjitetin e individit, si vlerë kushtetuese. Pastaj humanizmi si një vlerë shumë e rëndësishme edhe kushtetuese edhe shoqërore dhe drejtësia. Prandaj këto falje në opinion u perceptuan si një funksion politik i pakufizuar i ushtruar në një mënyrë kuturu, në një mënyrë arbitrare dhe jo ashtu siç duhet të jetë falja”, deklaroi Jeton Shasivari, profesor universitar.

Shasivari, thekson se për faljet kthim mbrapa nuk ka, pasi për këtë e kemi shembullin e tërheqjes së faljeve nga ana e ish presidentit Gjorge Ivanov, për çka në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg janë formuar mbi dhjetë lëndë nga personat që u është tërhequr falja. Sipas tij, zgjidhja është te korrigjimi i komisionit.

“Çdo tërheqje e faljes drejtpërdrejt cenon sigurinë juridike të individëve që janë të përfshirë në falje. Dhe unë personalisht nuk besoj që kryetarja e Republikës do lëshohet në këtë drejtim pra që të bëjë tërheqjen e tyre dhe t’i shtojë vargut të lëndëve që i kemi në Gjykatën e Strasburgut, edhe lëndë të reja. Mirëpo pres që në të ardhmen të korrigjohet ky aspekt i përbërjes së komisionit për falje”, tha Jeton Shasivari, profesor universitar.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Stavileci për kolonat në Merdare: Serbia i ka përzier dërgesat e transitit nga vendet e treta me mallrat serbe në një korsi
Next Article Rreth 100 kilogramë ushqim të pasigurt u konfiskuan nga AUV

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?