By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA-BE duan Kuvend funksional, David Wizner takon Nikollën, Gonzato: Procesi të reflektojë realitetin politik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > SHBA-BE duan Kuvend funksional, David Wizner takon Nikollën, Gonzato: Procesi të reflektojë realitetin politik
Shqipëri

SHBA-BE duan Kuvend funksional, David Wizner takon Nikollën, Gonzato: Procesi të reflektojë realitetin politik

admin
Last updated: 11/03/2024 21:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ambasadorët kryesorë të akredituar në vendin tonë i kanë bërë sërish apel mazhorancës dhe opozitës që të zgjidhin ngërçin në parlament. Ndërsa bisedimet mes PS e PD së drejtuar nga Sali Berisha vazhdojnë, zëvendësambasadori amerikan David Wisner ka takuar kryetaren e kuvendit Lindita Nikolla për të diskutuar rreth situatës politike.

Në një postim në rrjetet sociale ambasada amerikane sqaroi se diplomati Wisner përcolli mesazhin se  “Një parlament plotësisht funksional, ku përfaqësuesit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstruktive për njerëzit, është thelbësor”.

Ndërkohë që nga ana e saj kryeparlamentarja Nikolla e informoi zëvendësambasadorin Wisner mbi përpjekjet për rikthimin e veprimtarisë së kuvendit në normalitet.

Nga ana tjetër nga Durrësi ambasadori i BE, i cili ka qenë një prej diplomatëve që gjatë këtyre ditëve janë përpjekur për arritjen e një marrëveshje mes PS e opozitës ka theksuar rëndësinë e rikthimit të dialogut në parlament.

“Ne dëshirojmë që procesi  të jetë gjithëpërfshirës dhe konstruktiv,  dhe të reflektojë realitetin politik në vend. Unë e di që ka disa përpjekje që po bëhen në parlament pikërisht për të arritur disa reforma në vend , dhe kryetari i komisionit të zgjedhjeve e ka bërë të qartë që këto janë çështje të cilat ne besojmë që do të zgjidhen së shpejti’, tha Gonzato. 

Përgjatë javëve të fundit ambasadorët kryesore të akredituar në Tiranë, e veçanërisht ambasadori i BE dhe ai britanik kanë komunikuar me të dy kampet politike në përpjekje për të arritur një marrëveshje që zgjidh krizën e krijuar në parlament.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari prezantoi edhe një prurje të re në ASH
Next Article Shqipëria heq vizat me pesë shtete

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?