By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA-ja dërgon mesazh të fortë për Kosovën me emërimin e një diplomati Shqiptar-Amerikan si ambasador
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > SHBA-ja dërgon mesazh të fortë për Kosovën me emërimin e një diplomati Shqiptar-Amerikan si ambasador
Maqedoni

SHBA-ja dërgon mesazh të fortë për Kosovën me emërimin e një diplomati Shqiptar-Amerikan si ambasador

admin
Last updated: 15/02/2025 19:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në një zhvillim që pritet të forcojë edhe më tej marrëdhëniet strategjike mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, burime diplomatike bëjnë të ditur se Bex Aliu (Begzat Azem Aliu), një shqiptar-amerikan me karrierë të spikatur në diplomaci, pritet të emërohet Ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Ky vendim vlerësohet nga analistët si një sinjal i qartë i mbështetjes së palëkundur të Uashingtonit për Kosovën, veçanërisht në një periudhë tensionesh të vazhdueshme në Ballkan dhe presioneve të vazhdueshme nga Serbia dhe Rusia ndaj sovranitetit të Kosovës.

Bex Aliu, i konsideruar si diplomati shqiptar më i suksesshëm në SHBA, sjell me vete jo vetëm eksperiencën diplomatike, por edhe lidhje të forta me komunitetin shqiptar dhe strukturat e sigurisë amerikane. Ai ka përfunduar studimet për Mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe ka një Master për Studime Strategjike nga Kolegji i Luftës i Ushtrisë Amerikane, duke e pozicionuar si një figurë me profil të lartë për çështjet e sigurisë dhe politikës ndërkombëtare.

Emërimi i tij pritet të sjellë një frymë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke forcuar partneritetin strategjik dhe duke rikonfirmuar Kosovën si një aleat i pazëvendësueshëm i SHBA-së në rajon.

Ky hap shihet gjithashtu si një përgjigje ndaj sfidave që Kosova po përballet në arenën ndërkombëtare, duke i dërguar një mesazh të fuqishëm kundërshtarëve të pavarësisë së saj se SHBA është dhe do të mbetet mbrojtësja më e madhe e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. /albanianpost

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shoferët bllokojnë rrugë e trotuare
Next Article Numërohen mbi 46 përqind e votave të kandidatëve për deputetë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?