By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shenjat e reja në ndërruesit automatik të shpejtësive, a e dini se çfarë do të thonë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Shenjat e reja në ndërruesit automatik të shpejtësive, a e dini se çfarë do të thonë?
Auto

Shenjat e reja në ndërruesit automatik të shpejtësive, a e dini se çfarë do të thonë?

admin
Last updated: 19/02/2025 20:40
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ndërruesit automatik në veturat moderne kanë ndryshuar ndjeshëm në vitet e fundit.

Dorezat klasike dhe të forta po zëvendësohen gjithnjë e më shumë me ndërprerës, ose leva të vogla, por shenjat bazë kanë mbetur kryesisht të njëjta, transmeton Telegrafi.

Shenjat standarde në ndërruesit automatik:

P (Park) – përdoret kur automjeti është i ndaluar dhe i parkuar. Në këtë pozicion, ndërruesit bllokon ingranazhet, duke parandaluar lëvizjen e pakontrolluar të automjetit.

R (Reverse) – mundëson drejtimin e kundërt.

N (Neutral) – pozicioni neutral në të cilin ingranazhet janë të ndara, ngjashëm me atë kur transmisioni manual është në neutral.

D (Drive) – modaliteti standard i drejtimit, në të cilin ndërruesi ndryshon automatikisht marshin në varësi të shpejtësisë dhe ngarkesës.

Përveç këtyre emërtimeve bazë, shumë vetura moderne, veçanërisht modelet hibride, kanë pozicione shtesë si B dhe L, të cilat kanë funksione specifike.

Çfarë do të thotë shenja B në ndërruesin automatik?

B (Breaks apo frenat) gjendet shpesh në automjetet hibride dhe aktivizon frenimin rigjenerues. Kur ndërruesi është në këtë pozicion, motori elektrik krijon rezistencë kur ngadalëson, gjë që ndihmon në:

Reduktimin e ngarkesës në frena, duke zgjatur kështu jetën e tyre të shërbimit.

Ndihmon në karikimin e baterisë, sepse energjia kinetike, në vend që të harxhohet, shndërrohet në energji elektrike.

Kur të përdoret pozicioni B?

Ky modalitet është veçanërisht i dobishëm në zbritjet, pasi lejon ngadalësimin e kontrolluar pa përdorimin e tepërt të frenave.

Çfarë do të thotë shenja L në një ndërrues automatik?

L (Low) mundëson drejtimin me shpejtësi më të ulëta (më shpesh me të parën ose të dytën). Përdoret në situata kur kërkohet kontroll më i madh mbi automjetin.

Vozitja në borë, baltë ose rërë – shpejtësitë e ulëta përmirësojnë tërheqjen.

Kapërcimi i ngjitjeve të pjerrëta – lejon më shumë fuqi gjatë ngjitjes.

Zbritja nga kodrat e pjerrëta – vepron ngjashëm me frenimin e motorit me ndërrues manual.

Kur të përdoret pozicioni L?

Kur vozitni në terrene të vështira dhe keni nevojë për më shumë kontroll mbi automjetin, pozicioni L është zgjidhja ideale.

Çfarë do të thotë +/- ose M?

Shenjat M (Manual) ose +/- i lejojnë drejtuesit të ndërrojë ndërruesin me dorë, ose duke përdorur levën e ndërrimit ose levat pas timonit.

Ky modalitet është i dobishëm në situatat kur dëshironi më shumë kontroll mbi drejtimin tuaj.

Ngarje sportive – për reagime më të shpejta dhe performancë më të mirë.

Rimorkimi – ju lejon të qëndroni në një marsh më të ulët për të rritur fuqinë.

Si të përdoren më mirë këto opsione?

Përdorni pozicionin B kur shkoni në zbritje për të zvogëluar konsumin e frenave dhe për të rritur rigjenerimin e energjisë.

Përdorni pozicionin L në kushte të vështira drejtimi, kur keni nevojë për më shumë kontroll.

Përdorni M ose +/- kur dëshironi më pak mbështetje te automatikët, dhe saktësi më të madhe të drejtimit.

Kuptimi i këtyre veçorive do t’ju ndihmojë të përfitoni sa më shumë nga ndërruesi juaj automatik, të përmirësoni sigurinë dhe komoditetin e drejtimit dhe të zvogëloni konsumin e karburantit ose energjisë.

You Might Also Like

Ferrari Daytona SP3 po bëhet gjithnjë më e shtrenjtë, një ekzemplar pritet të shitet deri në 13 milionë dollarë

Besojeni ose jo, kjo Corvette C7 kaloi vite të tëra nën ujë

Jaguar synon rikthimin në tregun premium me Type 01

MINI e çon Countryman-in jashtë asfaltit, versioni Untamed vjen me ngritje të pezullimit dhe goma all-terrain

Hyundai prezanton Tucsonin e ri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PE kërkon heqjen e masave ndëshkuese
Next Article Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Ishte zgjuar dhe vigjilent

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?