By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sherri në Familjen Mbretërore, Prokuroria kërkon shpalljen fajtorë të Princ Lekës, Elia Zaharisë dhe babait të saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sherri në Familjen Mbretërore, Prokuroria kërkon shpalljen fajtorë të Princ Lekës, Elia Zaharisë dhe babait të saj
Shqipëri

Sherri në Familjen Mbretërore, Prokuroria kërkon shpalljen fajtorë të Princ Lekës, Elia Zaharisë dhe babait të saj

admin
Last updated: 14/11/2024 09:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin e episodit të dhunës në Oborrin Mbretëror dhe ka kërkuar të mërkurën shpalljen fajtorë të Princ Lekës, Elia Zaharisë dhe të babait të saj dhe që dënimi i të treve të konvertohet në ‘shërbim prove’.

Sipas informacioneve, mësohet se Prokuroria e Tiranës ka lexuar pretencën për veprën penale të dhunës në familje për Princ Lekën, ish-bashkëshorten Elia Zaharia dhe babanë e kësaj të fundit. Organi i akuzës ka kërkuar dënim më të lartë për Princ Lekën, konkretisht 1 vit e 6 muaj burg, 6 muaj heqje lirie për Elia Zaharian dhe 1 vit burg për Gjergj Zaharian.

Sipas prokurorisë, Princ Leka akuzohet për dy episode dhune, një ndaj Elias dhe një ndaj babait të saj. Të tre personat, të cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar, ndërsa seanca për shpalljen është në 13 dhjetor ku vendimi do jepet nga gjyqtarja Migena Laska.

E gjithë ajo çfarë ndodhi brenda pallatit mbretëror në 5 mars pasdite u bë publik përmes një video virale në rrjetet sociale. Ndërkohë, më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, ku vetë Leka Zogu pranoi që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës së saj.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Koalicioni VLEN: BDI në panik, nuk mbulohet dielli me shoshë
Next Article Kampi i Florentino Perez, përfshirë djalin – këshillojnë presidentin e Real Madridit ta shesë Vinicius Jr

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?