By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHGM: Kalkulimet politike gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të ASHMAA janë të papranueshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > SHGM: Kalkulimet politike gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të ASHMAA janë të papranueshme
Maqedoni

SHGM: Kalkulimet politike gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të ASHMAA janë të papranueshme

admin
Last updated: 29/01/2025 20:48
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 janar – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh shqetësimin për zgjedhjen e sotme të kandidatëve të propozuar për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime.

Sipas SHGM-së është shqetësues fakti se disa nga kandidatët e përzgjedhur të cilëve iu është dhënë mundësia të marrin pjesë në dëgjimin publik nuk i plotësojnë as kushtet formale sipas shpalljes së publikuar. Problematike është edhe historia partiake e disa prej kandidatëve që propozohen për votim në Kuvend. Në të njëjtën kohë, kandidatët që kishin një portofol të spikatur profesional nuk u morën parasysh.

“Në seancën e sotme ka munguar transparenca në përzgjedhjen e kandidatëve, kritere të qarta dhe pikëzim e përzgjedhje e duhur që do të tregonte paanshmëri të plotë në përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë. Kjo mënyrë përzgjedhjeje ka hapur vend për dyshime se Kuvendi gjatë përzgjedhjes së kandidatëve udhëhiqet nga marrëveshjet dhe kompromiset politike dhe jo nga kriteret profesionale, siç duhet të jetë me rastin e përzgjedhjes së anëtarëve të një organi të pavarur rregullator siç është ASHMAAV-ja”, thonë në SHGM.

Ajo thekson rëndësinë e pavarësisë politike dhe profesionalizmit të këtij organi rregullator.

“SHGM-ja thekson rëndësinë e zgjedhjes së anëtarëve kompetentë dhe të pavarur në Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAAV). Kjo është thelbësore për sigurimin e efikasitetit dhe paanshmërisë së organit rregullator, veçanërisht në një kohë kur po shqyrtohen ndryshimet në Ligjin për Media që parashikojnë zgjerimin e kompetencave të Agjencisë, duke përfshirë krijimin e një regjistri vullnetar për mediat onlajn dhe mundësinë e krijimit të një fondi për të mbështetur pluralizmin mediatik”, thuhet në komunikatë.

SHGM thekson se puna e rregullatorit të medias është nën vëzhgimin e rregullt nga Komisioni Evropian dhe organizata të tjera të besueshme si Reporterët pa Kufij dhe Freedom House. Efikasiteti i punës së tyre, përveçse ndikon në përmirësimin e kushteve në të cilat funksionojnë të gjitha mediat në vend, ka një rëndësi të veçantë në proceset integruese evropiane të vendit.

“Vetëm me një përbërje profesionale, kredibilitet dhe integritet, ASHMAAV-ja do të mund të përmbushë me sukses detyrimet e reja dhe të ruajë rolin e saj si rregullator i pavarur në hapësirën mediatike. Prandaj, i bëjmë thirrje deputetëve dhe Kuvendit që të tregojnë përgjegjësi gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit, duke qenë se vendimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në lirinë dhe pluralizmin e mediave në vendin tonë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e SHGM-së.

Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme e konstatoi propozim vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Në listën e kandidatëve për anëtarë të këtij trupi rregullator janë: Viktor Pavllovski, inxhinier i diplomuar për informatikë nga Shkupi, Sasho Stefanovski i diplomuar për artin filmik dhe kameraman televiziv nga Shkupi, Petar Gjurovski montazher i diplomuar i filmit nga Shkupi. Cvetanka Minovska gazetare e diplomuar nga Shkupi, Afrona Vërzivolli ekonomiste e diplomuar nga Shkupi, Nafije Selmani profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Shkupi dhe Gordana Majnova ekonomiste e diplomuar dhe magjistre e komunikologjisë.

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mjegull nga fshati Gajre deri në Kodrën e Diellit, dukshmëria prej 20 deri 30 metra
Next Article Më 24 korrik i doli lotaria amerikane, por ishte vrarë 3 ditë më parë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?