By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkalla e lartë e ndotjes së ajrit vazhdon të jetë shqetësim për qytetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shkalla e lartë e ndotjes së ajrit vazhdon të jetë shqetësim për qytetarët
MaqedoniTOP LAJM

Shkalla e lartë e ndotjes së ajrit vazhdon të jetë shqetësim për qytetarët

admin
Last updated: 02/02/2025 20:26
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shkurt – Shkalla e lartë e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në pjesë të tjera të Maqedonisë së Veriut vazhdon të jetë një shqetësim për banorët sidomos gjatë stinës së dimrit. Autoritetet thonë se ndotësit kryesorë janë ekonomitë familjare, ndërsa aktivistët e çështjes thonë se qeveria nuk po ndërmerr masat e nevojshme për pengimin e ndotjes.

Ndotja e ajrit ka rritur dhe numrin e vdekjeve. Sipas të dhënave, mbi tre mijë njerëz vdesin si pasojë e ajrit të ndotur brenda vitit në Maqedoninë e Veriut.

Shkupi dhe disa qytete të tjerë të Maqedonisë së Veriut shpesh radhiten në majat e listave botërore për shkallën e ndotjes së ajrit. Dhe kjo gjendje vijon prej disa vitesh, sidomos gjatë stinës së dimrit. Shkupi dhe Strumica, në juglindje të vendit, shpesh janë ndër dhjetë vendet me koncentrim më të lartë të grimcave toksike në botë.

Autoritetet shëndetësore japin shifra alarmante për numrin e vdekjeve që janë pasojë direkte e ndotjes së ajrit dhe kjo shifër shkon në tre mijë, brenda vitit.

Banka Botërore vlerëson se kjo gjendje i kushton ekonomisë së Maqedonisë së Veriut rreth 300 milionë euro. Sipas Bankës Botërore, vënia në përdorim e energjisë së ripërtëritshme do të përmirësojë cilësinë e ajrit të këtij vendi dhe kjo do të ulte shkallën e vdekshmërisë si pasojë e ndotjes së ajrit deri në 23 përqind, deri në vitin 2050.

Autoritetet në Shkup thonë se janë vetë banorët ata të cilët më së shumti i kontribuojnë ndotjes së ajrit përmes ngrohjes me dru, por dhe me mjete të tjera; më pas vjen ndotja nga automjetet.

Ndotës janë edhe një pjesë e fabrikave që vazhdojnë të punojnë me qymyr, ndonëse autoritetet qeveritare herë pas here urdhërojnë pezullimin e veprimtarive të tyre.

Aktivistët dhe ambientalistët kërkojnë që Maqedonia e Veriut, si nënshkruese e të gjitha konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ambientit të zbatojë mekanizmat për realizimin e plotë të detyrimeve në këtë kuadër.

Qeveria e kaluar ndërmori një fushatë për furnizimin me kondicionerë për ngrohje të më shumë se gjashtë mijë familjeve përmes subvencioneve dhe qeveria aktuale e zbatoi këtë program për efikasitet energjetik, që do të zbuste, nga ana tjetër edhe problemin me ndotjen e ajrit.

Ndërkohë, аparatet e instaluara për matjen e shkallës së ndotjes jo gjithmonë janë në funksion.

Qindra banorë të qytetit të Strumicës në juglindje të vendit protestuan të shtunën duke kërkuar nga qeveria masa për përmirësimin e ajrit.

Partitë maqedonase të opozitës kërkojnë që parlamenti të debatojë për të siguruar një ambient të përshtatshëm jetësor, si vlerë themelore e garantuar me kushtetutë për qytetarët.

Nisma, në parim pranohet nga ligjvënësit e VMRO-së qeveritare, por ata duan që debati të përfshijë edhe periudhën e disa viteve të kaluara kur vendi qeverisej nga social-demokratët, që sipas partisë në pushtet, nuk morën masat e duhura për pengimin e ndotjes së ajrit./VOA

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Bill Klinton më thërriste në emër”, Paskal Milo rrëfen momentet e veçanta
Next Article Izet Mexhiti: Mirësevjen, Prof. Sejdi Demiri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?