By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkollat bosh/ Mbyllen mbi 350 institucione arsimore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shkollat bosh/ Mbyllen mbi 350 institucione arsimore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut
MaqedoniShqipëri

Shkollat bosh/ Mbyllen mbi 350 institucione arsimore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut

admin
Last updated: 12/08/2025 09:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – Në 10 vitet e fundit, mbi 350 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar një krizë të thellë demografike dhe arsimore në rajon.

Sipas të dhënave zyrtare, 295 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri nga viti 2012 deri më 2022. Në Kosovë janë mbyllur 40 shkolla në periudhën 2013-2023, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, numri lëviz nga 30 deri në 44 shkolla të mbyllura. Këto nuk janë thjesht të dhëna statistikore, por është një kambanë alarmi për të ardhmen e shoqërive tona.

Rënia e natalitetit, emigracionit drejt vendeve perëndimore dhe rrjedhimisht edhe zbrazja e fshatrave, janë faktorët kryesorë që kanë çuar në mbylljen e qindra institucioneve arsimore.

Në Shqipëri, situata ka sjellë një disbalancë të pazakontë në raportin mësues-nxënës. Në disa raste raporti është 7 mësues për 3 nxënës. Situata më e vështirë është në zonat rurale nga ku familjet largohen drejt qyteteve për një jetë më të mirë.

Në Kosovë, ka shkolla që funksionojnë me vetëm 5-10 nxënës, madje në disa raste edhe më pak. Numri i nxënësve në arsimin e mesëm në vitin 2024/2025 ishte 63.551.

Krahasuar me vitin paraprak 2023/2024 (që ishin 65.757 nxënës), respektivisht për brenda një viti numri i nxënësve në arsimin e mesëm ka rënë për më shumë se 2.000.

Në Maqedoninë e Veriut, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka propozuar shndërrimin e objekteve shkollore të mbyllura në qendra për të moshuarit, një vendim që thekson edhe më shumë zhvendosjen demografike. Më pak të rinj, më shumë të moshuar. /TRTBalkan/

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sot zhvillohet provimi i maturës shtetërore për afatin e gushtit, janë paraqitur 1.118 nxënës
Next Article Sipas kryetarit të KSHZ-së, vendit i nevojitet një Kod i ri Zgjedhor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?