By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shoqata e Prokurorëve: Gjykimi kushtetues për pagat e magjistratëve të zhvillohet pa ndikime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shoqata e Prokurorëve: Gjykimi kushtetues për pagat e magjistratëve të zhvillohet pa ndikime
Shqipëri

Shoqata e Prokurorëve: Gjykimi kushtetues për pagat e magjistratëve të zhvillohet pa ndikime

admin
Last updated: 04/02/2026 11:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit dhe debatin publik mbi gjykimin kushtetues për pagat e magjistratëve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Në reagimin e saj, Shoqata vlerëson se debatet publike për çështje që lidhen me drejtësinë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme dhe të balancuar, në respekt të rolit kushtetues të magjistratëve, duke nënvizuar se çdo retorikë që synon të ndikojë opinionin publik kundër tyre nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës.

Shoqata e Prokurorëve i bashkohet qëndrimeve dhe argumenteve të paraqitura nga shoqatat e gjyqtarëve përpara Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se çdo ndryshim ligjor që sjell regres në standardet e njohura më parë, përfshirë uljen e pagave të magjistratëve, përbën cenim të garancive kushtetuese.

Më tej, në qëndrimin e saj thuhet se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e sistemit të drejtësisë në tërësi përbën një parim themelor në një shtet demokratik dhe se procesi kushtetues duhet të përfundojë i pandikuar nga presione të jashtme apo instrumentalizim i opinionit publik.

Shoqata shpreh besimin e saj te Gjykata Kushtetuese, si autoriteti i vetëm legjitim për dhënien e vendimit përfundimtar dhe mbështet çdo përpjekje që synon forcimin e rendit kushtetues dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

You Might Also Like

Vazhdon protesta në Divjakë/ 51 ditë rezistencë kundër hartës territoriale të propozuar nga PS: JO shkrirjes së Bashkisë

Bardhi kritika ndaj SPAK për çështjen Balluku: Të zbatojë ligjin, jo të presë Edi Ramën

Perspektivë pozitive e Shqipërisë/ Moody’s mban vlerësimin ‘Ba3’, sheh rritje 3.6% të ekonomisë dhe ulje graduale të borxhit

Kandidatët për kryetarë bashkie, Berisha ndryshon formulën e PD-së

Parashikohet shkrirja e 15 bashkive, harta e re territoriale do miratohet në Parlament në 8 tetor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përfundon ndërtimi i argjinaturës në zonën e Karavastasë
Next Article Egzon Shkololli sjell energji dhe disiplinë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova përmes stërvitjes intensive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?