By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shoqatat joqeveritare: Më shumë buxhet për programet preventive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shoqatat joqeveritare: Më shumë buxhet për programet preventive
Maqedoni

Shoqatat joqeveritare: Më shumë buxhet për programet preventive

admin
Last updated: 21/11/2024 19:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 nëntor – Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë mjete për programe preventive për sëmundjet malinje, sepse këto sëmundje janë në rritje të vazhdueshme në vend. Ato po ashtu kërkojnë sigurimin e mjeteve për trajtim shëndetësor për personat që nuk janë të siguruar apo kategoritë e ndjeshme.

Konkretisht përmendin gratë shtatzëna, të cilat prej 2 vitesh nuk kanë të drejtë të kontrolleve pa pagesë.

“Hulumtimet tona në terren shpeshherë tregojnë se ka gra që në periudhë të shkurtër ose në periudhë më të gjatë mbesin pa sigurim shëndetësor dhe normalisht që sigurimi shëndetësor gjatë kohës së shtatzënisë dhe lindjes u duhet. Fatkeqësisht Ministria e Shëndetësisë gati dy vite nuk parasheh buxhet dhe masa që t’i mbulojë harxhimet për kontrolle të grave shtatzëna, që nuk kanë sigurim shëndetësor.”, – deklaroi Borjan Pavllovski nga Shoqata “ESE”.

“Kur bëhet fjalë për skrining për sëmundjet malinje në nivel vjetor përfshijnë rreth 25 mijë dhe janë të nevojshme 115 mijë. Aktivitetet nga 2022-ta tregojnë se pjesa e grave që janë pa sigurim shëndetësor janë lënë pa kontrolle pa pagesë.”, – theksoi drejtoresha e Shoqatës “Hera”, Elizabeta Bozhinovska.

“Fatkeqësisht nëse vazhdon, mund të lë deri në 8 mijë qytetarë pa shërbime, që për ata d.m.th. mbrojtje më elementare shëndetësore dhe kjo do të zhvillohej në përhapjen negative të epidemisë dhe nuk do të thotë kursim mosdhënia e mjeteve adekuate për prevenim. Jemi të sigurt që nuk janë kursim, sepse e dimë mirë që do të kthehet me më shumë harxhime për shërimin e të infektuarve.”, – u shpreh drejtori i Shoqatës “Të bashkuar më të fuqishëm”, Andrej Senih.

Ministria e Shëndetësisë: Do t’i zgjerojmë programet preventive

Autoritetet i demantojnë pretendimet e këtilla dhe premtojnë zgjerimin e programeve preventive.

“Nuk ka trend të zvogëlimit të programeve, përkundrazi programet edhe vitin e kaluar janë të njejta. Për këtë vit ende nuk mund të them si do të jetë, sepse propozim-buxheti ende është në Kuvend. Ne bashkë me OBS-në të bëjmë një revizion për programet preventive, t’i zgjerojmë, sepse vetëm në investimin në parandalim mund të kemi shoqëri më të suksesshme.”, – theksoi zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andonovski.

Shoqatat joqeveritare kërkojnë mbështetje edhe nga grupet parlamentare për miratimin e rregullativës ligjore, që kërkesat e tyre të mund të realizohen.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pisonero: BE-ja kërkon sqarim për pasivizimin e adresave
Next Article Finlanda i bashkohet Suedisë, çel hetimet për kabllot e prera në Baltik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?