By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpërthimi në Kosova A, KEK: Zjarri është lokalizuar, nuk ka vend për shqetësim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shpërthimi në Kosova A, KEK: Zjarri është lokalizuar, nuk ka vend për shqetësim
Maqedoni

Shpërthimi në Kosova A, KEK: Zjarri është lokalizuar, nuk ka vend për shqetësim

admin
Last updated: 18/10/2024 11:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka thënë se nuk ka vend për shqetësim në lidhje me operimin dhe sigurinë në njësitë e TC Kosova A.

Në reagim thuhet se Njësia A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe është çkyçur nga puna në mënyrë të rregullt.

Ky reagim nga KEK-u vjen pasi deputeti Ferat Shala, sot publikoi disa pamje, duke thënë se ka ndodhur një eksplodim i kazanit në Termocentralin Kosova A, Blloku A4.

“Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për sanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt. Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe I njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, Korporata Energjetike e Kosovës fton të gjitha mediat dhe palët e interesit që në raste të tilla të kërkojnë informacione zyrtare nga KEK, për të evituar krijimin e panikut përmes lajmeve të pavërteta, duke shtuar se “kjo është e rëndësishme për të siguruar që opinioni publik të jetë i informuar saktë”.

Ndryshe, sot deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka thënë se ka ndodhur një eksplodim i kazanit në Termocentralin Kosova A, Blloku A4.

Shala në profilin e tij ka publikuar edhe disa pamje nga ky eksplodim.

“Eksplodim i kazanit “bojleri i Albinit”, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë”, ka pohuar ai, derisa ka shpërndarë pamjet.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pogba befason të gjithë me përgjigjen kur pyetet për lojtarin më të mirë të gjeneratës së tij
Next Article Kaosi në Kuvend, PS pritet të dorzojë kërkesën për përjashtimin e 3 deputetëve të PD

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?