By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëria me Kuvajtin, marrëdhënie të forta dhe turizëm në rritje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shqipëria me Kuvajtin, marrëdhënie të forta dhe turizëm në rritje
Shqipëri

Shqipëria me Kuvajtin, marrëdhënie të forta dhe turizëm në rritje

admin
Last updated: 13/02/2026 16:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Me rastin e 65-vjetorit të Pavarësisë dhe 35-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Shtetit të Kuvajtit, u organizua një pritje zyrtare, ku mori pjesë edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në postimin e tij, në rrjetet sociale, Balla vuri theksin tek marrëdhëniet e forta mes dy vendeve si edhe tek turizmi në rritje.

“Shqipëria dhe Kuvajti kanë marrëdhënie të shkëlqyera, ndërsa vit pas viti po rritet numri i turistëve kuvajtianë që zgjedhin të vizitojnë vendin tonë”, shkroi Taulant Balla, duke publikuar edhe pamje nga ceremonia për festat kombëtare të Kuvajtit.

Aktiviteti ishte kremtimi shpalljes së pavarësisë së Kuvajtit nga protektorati britanik më 19 qershor 1961, por që kremtohet më herët për shkak se qershori karakterizohet nga temperatura shumë të larta, në këtë vend. Kështu kremtimet u bashkuan me përvjetorin e ngjitjes në fron të Sheikh Abdullah Al-Salem Al-Sabah në vitin 1950, emiri i parë pas pavarësisë.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Kreu i MTKS-së tha se, Shqipëria dhe Kuvajti ndajnë marrëdhënie të forta miqësie dhe bashkëpunimi, me potencial të madh për t’u thelluar më tej, mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe interesit të përbashkët për zhvillim.

“Mbetemi të përkushtuar për të forcuar dialogun dhe për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh, përfshirë fushat e turizmit, kulturës dhe sportit ndërmjet vendeve tona”, u shpreh ministri Gonxhja.

You Might Also Like

“Rama ik!” – Bulevardi i përmbytur nga protestuesit, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Qeveria forcon kontrollin mbi bastet online, çdo transaksion do të monitorohet

SPAK lëshoi urdhër-arrest/ Arrestohet në Greqi Ilir Shtufi, biznesmeni i akuzuar për pastrim parash

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Janë të tmerrshëm”, Hansi Flick ndryshon qasje plotësisht, vitin e kaluar kritikonte Real Madridin kur akuzonte gjyqtarët
Next Article Qyra: Kemi marrë të gjitha masat për tejkalim të problemit me ujin për pije në Strugë!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?