By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqyrtohet propozimi për rehabilitimin e fëmijëve dhe ushtarëve ukrainas
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shqyrtohet propozimi për rehabilitimin e fëmijëve dhe ushtarëve ukrainas
MaqedoniTOP LAJM

Shqyrtohet propozimi për rehabilitimin e fëmijëve dhe ushtarëve ukrainas

admin
Last updated: 07/03/2024 00:02
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 mars – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka propozuar një iniciativë që shtetet e Ballkanit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, të ndihmojnë në rehabilitimin e fëmijëve ukrainas dhe të ushtarëve të plagosur ukrainas.

Këtë iniciativë Zelensky e ka diskutuar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe dhe atë të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në samitin Ukrainë- Evropa Juglindore që u zhvillua në Tiranë, më 28 shkurt.

Propozimi i presidentit ukrainas pasoi vendimin e Qeverisë kroate në vitin 2023 që të pranojë ukrainas të plagosur dhe të kujdeset për ta në objektet e saj shëndetësore.

Në pjesë të shkurtra të bisedës së tyre, dy presidentët dëgjohen duke diskutuar mundësinë e krijimit të një qendre rehabilitimi për ushtarët e plagosur dhe fëmijët ukrainas, me ndihmën e shteteve të Ballkanit.

“Liderët diskutuan, gjithashtu, krijimin e një qendre për rehabilitimin e ushtarëve të plagosur ukrainas, si dhe fëmijëve të mbrojtësve të rënë, me pjesëmarrjen e vendeve të Ballkanit. Nëse miqtë tanë na ndihmojnë, mund të flasim për një koalicion rehabilitues. Do të jetë shumë e rëndësishme nëse miqtë tanë ballkanikë mund të ndihmojnë në organizimin e një platforme të tillë me pjesëmarrjen e vendeve të ndryshme”, ka thënë Zelensky, sipas njoftimit të kabinetit të presidentit të Ukrainës, pas takimit me Pendarovskin në Tiranë.

Nga kabineti i presidentit të Maqedonisë së Veriut, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) se ky është propozim fillestar i kryeministrit të Kroacisë dhe presidentit të Malit të Zi, duke qenë se këto dy vende tashmë kanë përvojë dhe kapacitete për rehabilitim nga zhvillimet ushtarake në vitet ‘90.

“Ideja në parim është e pranueshme për ne, ndërsa kërkohet një elaborim specifik i detajeve që do të jetë përgjegjësi e qeverive të vendeve që do të shprehin pëlqimin e tyre për të marrë pjesë në këtë program”, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë nga kabineti i Pendarovskit.

Për realizimin e propozimit për rehabilitimin e ushtarëve nga Ukraina në qendrat e duhura shëndetësore dhe rehabilituese, duhet të deklarohet edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me këtë çështje, Zelensky ka folur edhe me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në kuadër të Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë.

“Kam pasur një takim me presidentin Jakov Milatoviq dhe e kam falënderuar Malin e Zi për mikpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta. Diskutuam edhe për trajtimin dhe rehabilitimin e ushtarëve ukrainas në Mal të Zi”, ka shkruar Zelensky në një postim në rrjetin social X.

Bëhet fjalë për fëmijë nga kategoritë e cenueshme nga rajoni i Nikopolit që ndodhet në afërsi të zonës së aksioneve ushtarake dhe “është nën granatime të përditshme nga territori i Ukrainës i pushtuar përkohësisht nga shteti agresor Rusia”.

“Duke marrë parasysh se në zonën e Nikopolit paralajmërimet për sulme ajrore pothuajse nuk ndalen, problemi i zhvillimit të fëmijëve, të cilët janë të privuar nga një proces normal arsimor, kulturor dhe sportiv, është veçanërisht i mprehtë. Prandaj, sinqerisht do t’u jemi mirënjohës institucioneve dhe organizatave përkatëse të Maqedonisë së Veriut për mundësinë për të realizuar një iniciativë të tillë”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Ambasada e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut.

Nisma e Zelenskyt për të kërkuar nga “koalicioni ballkanik” ndihmë për trajtimin dhe rehabilitimin e ushtarëve të plagosur ukrainas u bë sipas shembullit të Kroacisë.

Në mars të vitit 2023, Qeveria e Kroacisë mori një vendim për të ofruar ndihmë në trajtimin dhe rehabilitimin e personave të plagosur nga Ukraina në Republikën e Kroacisë. Pas trajtimit në një institucion shëndetësor, ata janë dërguar në qendrat e rehabilitimit të veteranëve.

Të plagosurit që kanë arritur në Kroaci, kanë statusin e personave nën mbrojtje të përkohshme, dhe kanë të njëjtat të drejta si personat e tjerë të zhvendosur në Kroaci.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2023 njoftoi se Ukraina ka nevojë urgjente për më shumë qendra rehabilitimi.

Sipas OBSH-së, që nga pushtimi rus, nevoja për rehabilitim nuk ka qenë kurrë më e madhe në Ukrainë dhe vendet fqinje.

Sipas të dhënave të OBSH-së, që nga fillimi i luftës, disa mijëra persona në 25 qendra shëndetësore kanë marrë trajtim për rehabilitim fizik. Kjo është arritur përmes korridoreve humanitare, trajnimit shtesë të personelit mjekësor dhe sigurimit të furnizimeve shtesë mjekësore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 25 shkurt se 31.000 ushtarë ukrainas dhe dhjetëra mijëra civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus dy vjet më parë.

Për shkaqe sigurie Zelensky nuk saktësoi numrin e të plagosurve.

Shifra e fundit e numrit të ushtarëve ukrainas të vrarë ishte ajo nga fundi i vitit 2022 kur ndihmësi i presidentit Mykhailo Podolyak tha se 10.000 deri në 13.000 ushtarë ukrainas ishin vrarë në luftimet me pushtuesit rus.

Zelensky pretendon se Rusia ka humbur 180.000 ushtarë ndërsa 500.000 të tjerë janë plagosur.

Këto shifra që janë shumë më të larta se vlerësimet e tjera, nuk mund të verifikohen.

Kombet e Bashkuara (OKB) thanë më 21 shkurt se të paktën 10.582 civilë ukrainas janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022, duke shtuar se “numri aktual i viktimave civile ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë”.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prishtina pa Ademin!?
Next Article Mot me vranësira dhe me reshje të përkohshme të rrëmbyeshme me kushte për bubullima të rralla

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?