By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shtyhet seanca ndaj Xhevat Krasniqit, munguan prokurori dhe e dëmtuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Shtyhet seanca ndaj Xhevat Krasniqit, munguan prokurori dhe e dëmtuara
Kosovë

Shtyhet seanca ndaj Xhevat Krasniqit, munguan prokurori dhe e dëmtuara

admin
Last updated: 13/11/2026 10:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 13 nëntor, argument.mk/ – Seanca gjyqësore ndaj ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë, është shtyrë për 24 dhjetor, në orën 09:30.

Gjykatësi Bujar Ahmeti ka bërë të ditur se në seancë nuk ishin të pranishëm prokurori i shtetit dhe e dëmtuara Donika Veseli.

Ai ka thënë se mungesa e prokurorit nuk ishte arsyetuar dhe se, në mungesë të tyre, nuk ishin plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës.

“Mungon prokurori i shtetit… mungesën nuk e ka arsyetuar. Mungon e dëmtuara Donika Veseli… Në mungesë të prokurorit dhe të dëmtuarës, nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës. Seanca e radhës caktohet për datën 24 dhjetor, 09:30”, tha ai.

Kjo ishte seanca e parë e shqyrtimit gjyqësor pas shtyrjes së nëntë seancave të planifikuara më herët gjatë muajve shtator dhe tetor, të cilat ishin shtyrë për shkak të kërkesave të disa palëve në procedurë.

Xhevat Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual. Sipas Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet e pretenduara kanë ndodhur nga janari i vitit 2022 deri në dhjetor të vitit 2023, në objektin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joverbale joetike të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër. Në aktakuzë, Prokuroria ka vënë në pah edhe pozitën e të akuzuarit si profesor universitar dhe autoritetin që kishte mbi të dëmtuarat.

Në aktakuzë janë listuar katër të dëmtuara.

Krasniqi ishte pezulluar nga puna për gjashtë muaj më 23 prill 2024, me vendim të ish-rektorit të UP-së, Qerim Qerimi. Pas përfundimit të kësaj periudhe, më 23 tetor 2024, rektori aktual, Arben Hajrullahu, mori vendim për vazhdimin e pezullimit të tij deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria.

You Might Also Like

Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së

Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta

Ismaili akuzon MSH-në për keqpërdorim të buxhetit: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind

Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

Jashari: Pacientët vazhdojnë të mbesin pa terapinë e nevojshme kundër kancerit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Cucurella i befasuar nga fitimi i Topit të Artë nga Kane
Next Article LSDM: Slaveski pranoi publikisht se e mori vendimin për Alta Bankën pas konsultimit me Mickoskin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?