By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shumica e grave në vend heqin dorë nga trashëgimia e pronës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shumica e grave në vend heqin dorë nga trashëgimia e pronës
MaqedoniTOP LAJM

Shumica e grave në vend heqin dorë nga trashëgimia e pronës

admin
Last updated: 06/04/2024 11:38
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 prill – Statistikat në Maqedoninë e Veriut tregojnë se gratë në shumicën e rasteve heqin dorë nga trashëgimia e pronave familjare, vetëm për të mos prishur raportet me vëllezërit e tyre.

Të dhënat e regjistrit të Kadastrës tregojnë se as çereku i pronave të paluajtshme nuk janë në emër të grave.

Njëra nga gratë që ka hequr dorë nga prona e prindërve është edhe Emine B, për shkak të, siç thotë ajo “të mos më mbyllet dera e shtëpisë së babait” në të cilën tani jeton i vëllai.

“Sapo kam hapur bisedën e trashëgimisë u ndie një frymë e ftohtë, një situatë e tensionuar. E dini i është te familjet shqiptare dhe pas kësaj, nga frika se më mbyllet dera e shtëpisë së babait, tani e vëllait, nuk e kam hapur kurrë bisedën e trashëgimisë”, thotë ajo.

Edhe Lidija Andovska nga Shkupi nuk ka arritur të trashëgojë një pjesë të konsiderueshme të pronës familjare, pasi kështu kishin vendosur prindërit e saj.

“Djali konsiderohej si shtyllë e familjes dhe ai duhej të trashëgonte pronën për të prezantuar forcën, por edhe besueshmërinë e familjes. Personalisht kjo më ka kushtuar shumë, pasi në mungesë të kapitalit fillestar, për dallim nga vëllai im, unë e kam pasur shumë më të vështirë që të ndërtoj biznesin tim si floktare”, thotë ajo.

Për dallim nga dy rastet e para, Arta Mero nga Tetova, ka trashëguar në mënyrë të barabartë me të vëllain, pronën e prindërve.

Mero, e cila ligjëron lëndën e të drejtës trashëgimore, thotë se është përballuar me paragjykime nga rrethi që e ka konsideruar si “motër të keqe që merr hisen e të vëllait”.

“Për më tepër, më ka habitur fakti se kritikat më të mëdha i kam marrë nga nënat dhe vajzat që nuk e arsyetonin verimin tim që në formë të barabartë të ndaj trashëgimin nga babai me vëllain edhe pse vëllai im ka insistuar që unë të marr edhe më shumë pjesë”, thotë Mero.

Ajo thekson se ndarjen e pronës në formë të barabartë e ka mundësuar edukata familjare që gjithçka të ndahet në formë të barabartë që nga fëmijëria, si obligime ashtu edhe të mirat materiale.

Ndërkaq, organizatat që merren me të drejtat e grave thonë se ende ka shumë punë për t’u bërë që të ngrihet vetëdija e qytetarëve që prona të trajtohet si e drejtë për të dy gjinitë.

“Marrë parasysh faktin që shoqëria shqiptare gjithmonë ka qenë më patriarkale, burrat kanë pozicion dominues në strukturat familjare dhe kjo gjithsesi nuk ka se si të mos ndikojë edhe në praktikat e trashëgimisë”, thotë Rabie Murati, ligjëruese në Universitetin e Tetovës, njëherësh aktiviste për të drejtat e grave.

“Njëherësh, kur bëhet fjalë se pse gratë heqin dorë nga trashëgimia, mund të them se është ai presioni shoqëror që u bëhet grave, përkatësisht atyre që marrin trashëgiminë e të cilat mund të mos pranohen nga rrethi, e të përballen me gjykime dhe njëherësh krijohet edhe një tensionim në raportet familjare”, shton ajo.

Nga aktivistet për të drejtat e grave mosposedimi i pronës nga gratë shihet si problematike, pasi gratë më pas kanë më shumë vështirësi që të krijojë biznese të tyre në mënyrë të pavarur. Organizatat joqeveritare theksojnë se gratë do të fuqizohen në momentin që të jenë të pavarur në aspektin ekonomik.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kina do të përfundojë gjelbërimin e 6.7 milionë hektarëve toke në 2024
Next Article Punë sipas standardeve evropiane edhe në vendet tona, të rinjtë të mendojnë para se të largohen!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?