By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska Davkova e kryeson delegacionin shtetëror-kishtar në Romë dhe Vatikan në shënimin e Ditës së Kirilit dhe Metodit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska Davkova e kryeson delegacionin shtetëror-kishtar në Romë dhe Vatikan në shënimin e Ditës së Kirilit dhe Metodit
Maqedoni

Siljanovska Davkova e kryeson delegacionin shtetëror-kishtar në Romë dhe Vatikan në shënimin e Ditës së Kirilit dhe Metodit

admin
Last updated: 22/05/2024 11:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Romë, 22 maj  – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e kryeson delegacionin shtetëror-kishtar për vizitë në Romë dhe në Vatikan, me rastin e festimit të 24 majit, Ditës së  iluministëve Mbarësllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi. Kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit të Presidentes Siljanovska Davkova, pas fitores së zgjedhjeve presidenciale të 8 majit.

Në përbërje të  delegacionit janë zëvendësministri i Kulturës, Onur Ali, ambasadori në Itali, Vesel Memedi, ambasadorja në Selinë e Shenjtë, Maria Efremova, drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Darian Sotirovski, zëvendëssekretari i përgjithshëm i kabinetit presidencial, Goran Momirovski, këshilltar shtetëror për politikë të jashtme në kabinet, Rima Safitli, Zllatko Jankovski dhe Zhidas Daskalovski nga kabineti presidencial, si dhe Snezhana Stojanova nga Sektori për marrëdhënie me publikun në kabinet.

 

null

Delegacionin e  KOM-OA e kryesojnë Mitropoliti i Dibër-Kërçovës, Timotej dhe Mitropoliti i Evropës, Pimen, ndërsa Kisha Katolike përfaqësohet nga Kryeprifti Stavrofor, Zoran Stojanov.

Sipas protokollit, nesër, siç informojnë nga kabineti presidencial, Siljanovska Davkova do të ketë audiencë te Papa Françesku dhe sipas traditës, pas prezantimit, presidentja dhe Papa do të shkëmbejnë dhurata. Pas audiencës me kreun e Kishës Katolike Romake, Siljanovska Davkova do të ketë takim edhe me sekretarin shtetëror të Vatikanit, imzot Pietro Parolin.

Nesër pasdite delegacioni i kryesuar nga Siljanovska Davkova, në organizim të Ministrisë së Kulturës, do të marrë pjesë në koncertin e Institucionit Nacional “Orkestra Kamertale nga Manastiri”, në përbërje të sekstetit me soliste Nada Talevska – Spasovska.

 

Македонска црковно-државна делегација утрово имаше поклонение на гробот на свети Кирил во Рим, соопшти Комисијата за односи со верските заедници и религиозни групи. 

 

Në kuadër të qëndrimit në Romë, Siljanovska-Davkova pasnesër do të takohet me kolegun e saj italian Serxho Matarela. Pas takimit, Siljanovska Davkova do të japë deklaratë për media në sheshin Piaza del Kuirnale.

Siljanovska Davkova, siç thonë nga kabineti i saj, ende nuk dihet nëse do të ketë takim me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, ardhja e të cilit në Romë është paralajmëruar gjithashtu për rastin e njëjtë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KSHZ: Dalja deri në orën 9 është 7,22 për qind, më e lartë se ajo më 8 maj
Next Article Altin Dumani: Po përgatitet një strategji në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?