By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska – Davkova nga Sevilja: Është i nevojshëm financim korrekt që të përballemi me sfidat globale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska – Davkova nga Sevilja: Është i nevojshëm financim korrekt që të përballemi me sfidat globale
Maqedoni

Siljanovska – Davkova nga Sevilja: Është i nevojshëm financim korrekt që të përballemi me sfidat globale

admin
Last updated: 30/06/2025 18:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 qershor – Qasja në financim të drejtë është kusht kyç për sukses dhe për partneritet të besueshëm në përballjen me sfidat globale, porositi presidentja Gordana Siljanovska – Davkova në fjalimin në Konferencën e Katërt Ndërkombëtare për Financim të Zhvillimit, e cila nën patronazhin e KB-së mbahet në Seviljë. 

Siç bënë të ditur nga kabineti i Siljanovska – Davkova, ajo në fjalimin e saj e theksoi rëndësinë e multilaterizmit dhe përpjekjeve të përbashkëta globale për përballje me varfërinë, ndryshimet klimatike, pabarazinë dhe padrejtësinë sociale. 

“Siljanovska – Davkova paralajmëroi se ekzistojnë rreziqe serioze gjeopolitike dhe ekonomike të cilat i minojnë arritjet e deritanishme, duke shprehur besim në mundësinë për botë më të mirë dhe më të qëndrueshme. 

Sipas saj, qasja në financim të drejtë është kusht kyç për sukses dhe për partneritete të besueshme. Në Paktin e ri për të Ardhmen, presidentja njeh një kontratë sociale globale të ripërtërirë. Ajo theksoi nevojën për përgjegjësi të përbashkët të të gjithë palëve të interesuara.

Duke potencuar se gati dy e treta e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm kanë lidhje me reformat e Bashkimit Evropian, presidentja informoi se Strategjia jonë Kombëtare për Zhvillim 2024-2044 është harmonizuar me Kornizën më të re për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm të OKB-së.

Siljanovska-Davkova shprehu mirënjohjen e saj për KB-në, BE-në dhe agjencitë e zhvillimit nga disa vende, si dhe për institucionet financiare ndërkombëtare – BERZH-in, Bankën Botërore, BEI-në dhe Fondin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor – për mbështetjen e tyre thelbësore përmes projekteve në fushat e tranzicionit të gjelbër, shëndetësisë, arsimit dhe infrastrukturës”, thuhet në kumtesë.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rinia e BDI-së në Tetovë sot zgjedhin kryetarin e rij
Next Article Dimitrieska Koçoska: Industria po merr kurs të qëndrueshëm të rritjes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?